Loading

Ka thënë shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:

Më e mira është që të ndryshojë në varësi të situatave të falësve, nëse vërehet tek ata se munden që të rrinë gjatë në namaz, atëherë e fal namazin e teravive 10 rekate dhe tre rekate vitër pas tyre, ashtu siç i ka falur për veten e tij Pejgamberi ﷺ gjatë Ramazanit dhe jo vetëm, atëherë kjo është më e mirë.

Nëse vërehet tek ata që nuk munden t’i falin gjatë, atëherë namazi me 20 rekate është më i mirë.

Kjo është ajo që veprojnë shumica e muslimanëve dhe kjo është mesatarja në mes 10 rekateve dhe 40 rekateve. Nëse i fal ato 40 rekate etj, një gjë e tillë lejohet dhe asgjë nuk është e urryer prej kësaj gjëje.

Më shumë se një prej imamllarëve e kanë theksuar këtë, siç është Ahmedi dhe jo vetëm.

I cili ka thënë: “ai që mendon se namazi në Ramazan ka një numër të caktuar nga Pejgamberi ﷺ që nuk shton dhe pakëson prej tij, atëherë një person i tillë ka gabuar.”

📚 مجموع فتاوى ابن تيمية (٢٢ / ٢٧١)”

Ka thënë shejkhul Islam në një vend tjetër:

Teravitë nëse i fal si medh’hebi i Ebu Hanifeh, i Shafi’iut dhe Ahmedit 20 rekate apo si medh’hebi i Malikut 36 rekate ose 13 rekate apo 11 rekate, atëherë ka vepruar drejt, ashtu siç e ka theksuar imam Ahmed për mungesën e një numri të caktuar, kështu që shtimi i rekateve apo pakësimi i tyre bëhet në varësi të gjatësisë së namazit apo të shkurtimit të tij.

📚 الاختيارات” (ص ٦٤)”

Ka thënë ibnu Kudameh -rahimehullah-:

Ajo që është e preferuar tek Ebu Abdullah (dmth Imam Ahmedi) -rahimehullah- se ato janë 20 rekate, këtë e ka thënë eth-Theurij, Ebu Hanifete, esh-Shāfi’ij, ndërsa Maliku ka thënë: ato janë 36 rekate.

📚 المغني” (١ /٤٥٧)”

Ka thënë en-Neueuij:

Namazi i teravive është sunnet me konsensus të dijetarëve, medh’hebi ynë (dmth medh’hebi Sháfi’ij) se ai është 20 rekate me 10 selame, lejohet të falet vetëm dhe në xhemat.

📚 المجموع” (٤ /٣١)”

Ka thënë shejkh el-Uthejmin -rahimehullah-:

Na vjen shumë keq kur shohim në Ummetin Islam një grup që kanë mosmarrëveshje në çështje që ka mospërputhje mendimesh, dhe e bëjnë këtë mospërputheje mendimesh si shkak që zemrat e tyre të jenë të përçara! Mospërputhja e mendimeve në ummet ka qenë që në kohën e sahabëve, pavarësisht kësaj, zemrat e tyre mbetën të bashkuara.

Ajo që bie detyrë mbi të rinjtë në veçanti dhe mbi çdo besimtar që të jenë si një dorë e vetme, sepse armiqtë e tyre presin që ata t’i godasë ndonjë e keqe.

📚 الشرح الممتع” (٤ /٢٢٥)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: