Ka thënë el-al’lameh ibnul Kajjim -rahimehullah-:
Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë ka në leximin e Kur’anit me persiatje nuk do të merreshin vetëm se me të. Nëse ai e lexon me persiatje aq sa kur kalon te një ajet për të cilin ai ka nevojë për shërimin e zemrës së tij, e përsërit atë qoftë edhe 100 herë apo gjithë natën.
Leximi i një ajeti me persiatje dhe me kuptim është më i mirë sesa leximi i tërë Kur’anit pa meditim dhe kuptim dhe është më i dobishëm për zemrën, më afër arritjes së besimit dhe shijimit të embëlsisë në leximin e Kur’anit… leximi i Kur’anit me persiatje është origjina e përmirësimit të zemrës.
📚 مفتاح دار السعادة” (٥٣٥/١-٥٣٦)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema