Ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَقَالَ الرَّسُولُ يَا رَبِّ إِنَّ قَوْمِي اتَّخَذُوا هَـٰذَا الْقُرْآنَ مَهْجُوراً
{I Dërguari (ﷺ) tha: “O Zoti im, vërtet, populli im e braktisi këtë Kur’an!”} [Furkan: 30]
Shejkh Muhamed el-Emin esh-Shinkitij -rahimehullah- ka thënë:
Duhet që çdo musliman t’i frikësohet kundërshtimit ndaj Zotit të tij, të meditojë rreth këtij ajeti fisnik dhe ta shohë atë shpesh e në mënyrë të vazhdueshme; duhet të mendojë për veten e tij sesi të dalë nga kjo gjendje kritike dhe gjëmë e madhe e cila i ka kapluar vendet muslimane, që është braktisja e Kur’anit.
📚 أضواء البيان” (٧ /٢٦٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema