Loading

Thotë imam el-Bukharij Allahu e mëshiroftë:

Na ka treguar Hasen ibnu es-Sabbah se e ka dëgjuar Xhe’afer ibnu Aun se ka thënë: na ka treguar ebu ‘Umejsi; i cili tha: na ka treguar Kajs ibnu Muslim; Kajs ibnu Muslimi nga Tārik ibnu Shihābi se ka thënë:

Erdhi një burrë prej jehudëve tek Umeri dhe i tha: O prijës i Muslimanëve, është një ajet në Librin tuaj që e lexoni. Nëse (ai ajet) do të zbriste në bashkësinë e Jehudëve, ne do ta merrnim për festë atë ditë!

I tha (Umeri): “Cili ajet?”

Citoi:

ٱلۡیَوۡمَ أَكۡمَلۡتُ لَكُمۡ دِینَكُمۡ وَأَتۡمَمۡتُ عَلَیۡكُمۡ نِعۡمَتِی وَرَضِیتُ لَكُمُ ٱلۡإِسۡلَـٰمَ دِینࣰاۚ

{Sot, Unë e përsosa fenë tuaj për ju, plotësova Dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj!} [El-Maideh: 3]

Umeri -radij’Allahu anhu- i tha: “Me të vërtetë, unë e di vendin ku ka zbritur ky ajet dhe e di edhe ditën kur ka zbritur: i ka zbritur të Dërguarit të Allahut ﷺ ndërsa po qëndronte në këmbë në Arafat ditën e Xhumuah!

📚 Transmetoi Ahmedi (188), el-Bukharij (45), Muslimi (3017), et-Tirmidhij (3043), en-Nesa’ij (3002)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: