Ka thënë dijetari al-lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Teuhidi ndahet në tri kategori:
1- Teuhidur Rububijeh
2- Teuhidul Uluhijeh
3- Teuhidul Esma’i ues Sifat
Të tri këto kategori janë përmbledhur në Fjalën e Tij:
رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا فَاعْبُدْهُ وَاصْطَبِرْ لِعِبَادَتِهِ ۚ هَلْ تَعْلَمُ لَهُ سَمِيًّا
{Ai (Allahu) është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj vetëm Atë adhuroje (o Muhamed ﷺ) dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Tij. A njeh ti ndokënd të ngjashëm me Të?!} [Merjem: 65]
Kategoria e parë:
Teuhidur Rububijeh është veçimi i Allahut azze ue xhel’le në Krijim, Sundim dhe në Administrim.
Veçimi i Allahut në Krijim është që njeriu të besojë se nuk ka krijues tjetër përveç Allahut.
Allahu i Lartësuar ka thënë:
{أَلا لَهُ الْخَلْقُ وَالأَمْر}
{A nuk është i Tij krijimi dhe sundimi?!}
Kategoria e dytë:
Teuhidul Uluhijeh ai është veçimi i Allahut -azze ue xhel’le- në adhurim.
Ai që meriton adhurimin është vetëm Allahu i Lartësuar.
Ka thënë i Lartësuari:
{ذَلِكَ بِأَنَّ اللهَ هُوَ الْحَقُّ وَأَنَّ مَا يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ الْبَاطِل}
{Dhe kjo, sepse Allahu është i Vërteti, ndërsa ajo (çdo gjë) që adhurohet në vend të Tij, është e kotë} [Lukman: 30]
Kategoria e tretë:
Teuhidul Esma’i ues Sifat ai është veçimi i Allahut -azze ue xhel’le- me Emrat dhe Cilësitë që Ai ka.
Ajo që na obligohet (në këtë kategori) është të besojmë në atë që Allahu e ka cilësuar dhe e ka emërtuar Veten e Tij në Librin e Tij dhe në gjuhën e të Dërguarit të Tij ﷺ, pa i shtrembëruar ato, pa pyetur për mënyrën, pa i mohuar ato dhe pa i përngjasuar.
📚 (القول المفيد على كتاب التوحيد” (١ /١٢-١٧”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema
Shënim i përkthyesit:
Tek Ajeti i Sures Merjem:
Teuhidur Rububijeh është: {Ai është Zoti i qiejve, i tokës}
Teuhidul Uluhijeh është: {Vetëm Atë adhuroje}
Teuhidul Esma’i ues Sifat është: {A njeh ti ndokënd të ngjashëm me Të?!}
Ka thënë kolosi Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e “el-Akidetu el-Uasitijeh”:
Ehlus Sunneti dhe Xhemati ia pohojnë Allahut -azze ue xhel’le- Cilësitë pa përngjasim.
Ata thonë:
Me të vërtetë, Allahu azze ue xhel’le ka Jetë por nuk është si jeta jonë; ka Dije por nuk është si dija jonë; ka Shikim por nuk është si shikimi ynë; ka Fytyrë por jo si fytyrat tona; ka Dorë për jo si duart tona… e kështu veprohet me të gjitha Cilësitë….
📚 شرح العقيدة الواسطية” (صــ٩٢ــ)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema