Loading

Ka thënë el-Imam Muslim në parathënien e Sahihut të tij:

“Sqarim se zinxhiri është prej fesë”

Na ka transmetuar Hasen bnu er-Rebi’, na ka treguar Hammaad bnu Zejd nga Ejjubi dhe Hisham nga Muhamed, dhe na treguar Fudejl bnu Hishaam se ka thënë: na ka treguar Mekhled bnu Husejn nga Hishaam nga Muhamed bnu Sirin se ka thënë:

“Me të vërtetë kjo dituri është fe, kështu që shikoni nga e merrni fenë tuaj”.

Na ka treguar Ebu Xhe’afer Muhamed bnu Sabbaah, na ka treguar Isma’il bnu Zekerijah nga ‘Asim el-Ehuel, nga Ibnu Sirin se ka thënë:

Më përpara nuk pyesnin për Isnadin, kur ndodhi fitneja (e Mukhtar bnu Ebij Ubejd, i cili pretendoi profetësinë), thanë: na thoni emrat e burrave (transmetuesve) tuaj, që të shohim kush është prej ehlus-sunnetit që t’i marrim hadithin dhe të shikojmë kush është prej ithtarëve të bidatit që të mos ia marrim hadithin”.

Ka thënë Muhamed bnu Abdullah: na ka treguar el-Abbaas bnu Ebij Rizmete, tha: e kam dëgjuar Abdullah (ibnul Mubarek) të thotë:

“Midis nesh dhe atyre është zinxhiri”

Na ka treguar Muhamed bnu ‘Abdullah bnu Kuhzadh i cili tha: e kam dëgjuar ‘Abdaan bnu Uthman të thotë: E kam dëgjuar ‘Abdullah bnul Mubarek të thotë:

“Zinxhiri është prej fesë, nëse nuk do të ishte zinxhiri do të thoshte ai që dëshiron atë që dëshiron”.

Ka thënë Muhamed: e kam dëgjuar Ebu Is’hah Ibrahim bnu ‘Isa et-Taalkaanij, i cili tha: i thashë Abdullah bnul Mubarek: O Eba Abdir-Rahman, hadithi që ka ardhur: prej veprave të mira është që të falesh për prindërit e tu, krahas namazit tënd dhe të agjerosh për ta, krahas agjerimit tënd.

Tha (Ebu Is’haku): Abdullahu (el-Mubarek) tha:

“O Eba Is’hak nga e ke marrë këtë?

Tha (Ebu Is’haku): I thashë këtë e kam marrë nga Shihaab bnu Khiraash.

Tha (Abdullah bnul Mubarek): ai është i besueshëm, po ai nga e ka marrë?

Tha (Ebu Is’hak): i thashë: nga el-Haxhaxh bnu Dijnar.

Tha (Abdullah bnul Mubarek): ai është i besueshëm, po ai nga e ka marrë?

Tha: i thashë: ka thënë Pejgamberi -sal’lAllahu ‘alejhi ue sel’lem-.

Tha (Abdullah bnul Mubarek): O Eba Is’hak me të vërtetë midis tij dhe Pejgamberit -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- ka shkëputje të madhe; porse sa i përket bamirësisë (ndaj prindërve) nuk ka mospërputhje”.

  • Na ka treguar Muhamed bnu Abdullah bnu Kuhzadh, cili tha: më ka treguar Alij bnu Husejn bnu Uakid, i cili tha: Abdullah bnul Mubarek ka thënë:

“I thashë Sufjan et-Theurit: Me të vërtetë ti e di gjendjen Abbad bnu Kethir, nëse ai flet vjen me një gjë të madhe, a mendon se duhet t’u them njerëzve: mos merrni prej tij?

Sufjani tha: po.

Tha Abdullah bnul Mubarek: Nëse ndodhesha në ndonjë ulje ku përmendej emri i Abbad-it e lavdëroja atë në fenë e tij, porse thosha mos merrni prej tij”.

مقدمة صحيح مسلم” (١ /١١-١٣)” 📚

Ka thënë Sufjan et-Theurij: Zinxhiri (i transmetuesve) është arma e besimtarit, nëse nuk ka armë me çfarë do të luftojë.

(الحطة” (ص ٣٧” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: