Dijetari i madh Muhamed Eman el-Xhamij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Siç e dinë të gjithë, ata që gënjejnë më shumë ndaj të Dërguarit ﷺ janë shiat, pastaj sufitë.
Sufitë janë në vend të dytë pas rafidave.
قرة عيون السلفية بالأجوبة الجامية” (صـ ٤٦٣)” 📚
Pyetje drejtuar dijetarit Salih el-Feuzan, Allahu e ruajttë.
Pyetësi:
Im atë thotë se sufistët nuk kanë dalë nga Islami, por pa dyshim janë muslimanë. Gjithashtu, thotë se sufizmi i tyre është për hir të Allahut dhe në çështjen e Tij.
Çfarë do të thotë sufizëm dhe çfarë gjykimi ka ai?
Shejkh Feuzan:
Sufizmi në origjinë është mundimi në adhurim. Kjo është origjina e tij, mirëpo ata shtuan përtej kësaj dhe kaluan në ateizëm dhe shirk dhe kaluan…
Kjo sepse nëse origjina është bidat, atëherë nuk ka hajër në të. Zanafilla e sufizmit është bidati dhe nga ky bidat lindën shumë gjëra. Sufitë nuk janë në të njëjtën gradë dhe nuk themi që të gjithë sufitë janë jobesimtarë, mirëpo themi se origjina e sufizmit është bidati, dhe bidati në vetvete evoluon (shtohet, përparon, përkeqësohet). Ky evoluim ndodh pikërisht sepse bidati është prej shejtanit. Ai thërret për tek ai dhe ua evoluon atyre shkallë-shkallë. Në realitet kjo është ajo që ndodhi me sufitë.
Paraardhësit e tyre ishin adhurues të përkushtuar, siç ishte psh Bishër el Hafij dhe el Fudejl ibnu Ijjad. Ata ishin adhures të përkushtuar dhe të njohur, edhe pse dijetarët e asaj kohe nuk ishin dakord me mundimin e tyre në adhurim dhe asketizëm. Origjina është që njeriu duhet të ecë sipas Sunnetit dhe të jetë mesatar sipas tij. Ata (të përkushtuarit), me frikën dhe adhurimin e tyre, shpëtuan nga këto gjëra, mirëpo problemi ishte tek ajo që erdhi pas tyre, sepse bidati evoluon.
Allahu xhel-le ue álā thotë:
{ولا تتبعوا خطوات الشيطان}
{Mos i ndiqni hapat e shejtanit}
Shejtani ecën me bijtë e Ademit shkallë-shkallë. Shiko çfarë bëri me popullin e Nuhut… Ai ,kur i pa duke qarë për njerëzit e devotshëm dhe dijetarët që kishin vdekur, u erdhi e u tha: Bëni portetet e tyre dhe varini, me qëllim që kur t’i shihni, të forcoheni për ibadet. I portretizuan dhe i varën, mirëpo ky brez pati dijetarë dhe ata u bënë shkak që shejtani nuk i hodhi dot në shirk. Ama, ata bënë një gjë të jashtëligjshme: varjen e portreteve!
Sidoqoftë, qëllimi i shejtanit ishte brezi pas tyre…
E themeloi bidatin dhe, kur vdiqën dijetarët me gjithë atë brez, u vajti të mëvonshmëve e u tha: Me të vërtetë, baballarët tuaj i vendosën këto portrete që t’i adhuronin dhe me anë të tyre sillnin shiun!
Si pasojë, i adhuruan krahas Allahut dhe i bënë Allahut shirk. SHIRKU I PARË QË NDODHI NË TOKË ISHTE KY!!!
Thonë sufitë ekstremistë: Eulijatë janë më të mirë se të dërguarit dhe lajmëtarët!!!
Thotë shejkh Muhamed ibnu Hadij:
Nga e morën ata këtë? Nga shejtani!
📚https://t.me/AbdurRahmanMema/1363
Një shembull i sufistëve…
Xhemati Tablig është rrezik për Akiden
Pyetësi: Kam dëshirë që të dal për të thirrur tek Allahu. A më lejohet mua që të dal për këtë mision me xhematin e Thirrjes Tablige?
Shejkh Salih el-Feuzan:
A mos do që të bëhesh sufist?! Ata janë sufistë! A do që të shkosh me ta dhe të bëhesh sufist?! Jo, mos dil me ata, por rri me Ehli Sunetin! Lidhu me zyren e Davetit. Ne (në A. Saudite) kemi Ministrinë e Thirrjes dhe Udhëzimit.
Falenderimi i takon Allahut. Lidhu me të, merr leje prej saj dhe fto për tek Allahu azze ue xhel-le nëse ke aftësi për davet.
Thotë shejh Muhamed Ramzan el Haxhirij për themeluesin e Tabligëve:
Muhamed Iljas Kandahlauij bënte i’tikaf te varri i Rashid el Kenhukit.
📚 shkëputur nga shkrimi me titull: Rëndësia e teuhidit dhe paralajmërimi prej shirkut
Përmbledhje përkthimesh nga Abdur-Rahman Mema