Loading

Ka thënë ‘Auf ibnu Malik -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-:

Shkova te Profeti ﷺ gjatë betejës së Tebukut ndërsa ai ishte në një tendë prej lëkure dhe tha:

«Numëroni gjashtë shenja përpara Orës (Kijametit): vdekja ime, më pas çlirimi i Bejtul Makdis-it, më pas vdekjet në masë (murtaja) që do t’ju marrë ashtu siç murtaja i merr delet (ngordhin në mënyrë të menjëhershme), më pas shtimi i pasurisë derisa do t’i jepet një burri 100 dinar dhe nuk do të jetë i kënaqur, më pas do të ndodhë një fitne ku nuk do të mbetet shtëpi e arabëve pa u futur, më pas do të ketë armëpushim në mes jush dhe “benij esfar” (lëkurëverdhëve – romakëve), të cilët do t’ju tradhëtojnë dhe do t’ju sulmojnë nën komandën e 80 flamujve, nën komandën e çdo flamuri do të ketë 12 mijë ushtarë.»

📚 Transmetoi El-Bukharij (3176)

Ka thënë ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë-

Kjo shenjë u shfaq kur ra murtaja e Ameuasit gjatë khilafetit të Umerit -Allahu qoftë i Kënaqur prej Tij-, po ashtu u shfaq kur u çlirua Bejtul Makdis.

📚 “Fet’hul Barij” (7/278)

Ka thënë ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë-:

Në vitin 18 të Hixhretit sipas asaj që është më e njohur dhe ky është mendimi i xhumhurit, ra murtaja në fshatin Ameuas (në Palestinë) më pas u përhap në tokën e Shamit, vdiqën gjatë saj shumë njerëz prej sahabëve -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- dhe jo vetëm.

Është thënë: numri i atyre që vdiqën gjatë saj arriti deri në 25 mijë vetë prej muslimanëve. Prej njerëzve të njohur që vdiqën gjatë saj ishte ebu Ubejdeh ibnu Amir el-Xherrāh, besniku i këtij ummeti – Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-.

📚 el-Bidajetu uen Nihajeh” (7/94)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: