Loading

U pyet shejkh ibnu Uthejmin -rahimehullah-:

Qarkullon një dyshim, thuhet: vepra e tij është shirk dhe ai që e bën atë nuk është mushrik, si t’i kundërpërgjigjemi?

Përgjigje: kjo është e saktë, ai nuk është mushrik nëse nuk i është ngritur argumenti.

Pyetësi: nuk i është ngritur argumenti, dmth a nuk i ka mbërritur Kur’ani?

Përgjigje: a nuk është ai që tha: {ti je rob im dhe unë jam zoti yt}, a nuk është kjo kufër, pavarësisht kësaj nuk doli nga Islami, sepse gaboi për shkak të gëzimit të madh, a nuk është ai që detyrohet me forcë që të bëj kufër dhe bën kufër në dukje jo me zemër dhe zemra e tij është e bindur në besim.

Dijetarët që thonë: “fjalë kufri pa thënësin e saj” kjo është kur nuk i është ngritur argumenti dhe nuk e dimë gjendjen e tij…

Madje edhe ibnu Tejmijeh thotë: derisa t’i mbërrijë argumenti, t’i ngrihet argumenti. Nuk mjafton vetëm mbërritja e argumentit derisa ta kuptojë atë; sepse nëse do të hamendësonim se do t’i lexonim një joarabi Kur’anin në mëngjes dhe mbrëmje, mirëpo ai nuk e di kuptimin e saj që po i lexon, a i është ngritur argumenti këtij?

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{وَمَاۤ أَرۡسَلۡنَا مِن رَّسُولٍ إِلَّا بِلِسَانِ قَوۡمِهِۦ لِیُبَیِّنَ لَهُمۡۖ}

{Dhe Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar përveçse në gjuhën e popullit të tij për t’ju shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit}

لقاءات الباب المفتوح” (48/ السؤال رقم 15)” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: