Loading

Dijetari i madh Muhamed ibnu Sālih el-Uthejmin, rahimehullah, ka thënë:

Dije që prej akides së Ehlus Sunnetit dhe Xhematit është se Xhenneti ekziston tani dhe ai është i përjetshëm; Zjarri ekziston tani dhe është i përjetshëm.

Kjo ka ardhur në Kur’an. Ajetet për përjetësinë e njerëzve të së djathtës janë të shumta.

Sa i takon njerëzve të së majtës, është përmendur përjetësia e tyre në tri ajete:

Në suren En-Nisa ka thënë i Lartësuari:

إِنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا وَظَلَمُوا لَمْ يَكُنِ اللهُ لِيَغْفِرَ لَهُمْ وَلا لِيَهْدِيَهُمْ طَرِيقًا إِلاَّ طَرِيقَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً وَكَانَ ذَلِكَ عَلَى اللهِ يَسِيرًا

{Me të vërtetë, ata të cilët mohuan dhe bënë padrejtësi, Allahu nuk ka për t’i falur, dhe, përveç rrugës së Xhehennemit, nuk ka për t’i udhëzuar në ndonjë rrugë tjetër. Aty do banojnë përjetësisht! Kjo, për Allahun, është e lehtë!}

Në suren el-Ahzab i Lartësuari ka thënë:

إِنَّ اللهَ لَعَنَ الْكَافِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمْ سَعِيراً خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً لا يَجِدُونَ وَلِيّاً وَلا نَصِيرًا

{Me të vërtetë, Allahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ta një Zjarr të flakëruar. Aty do banojnë përjetësisht dhe nuk kanë për të gjetur as mbrojtës dhe as ndihmës!}

Në Suren el-Xhin kemi Fjalën e të Lartësuarit:

وَمَنْ يَعْصِ اللهَ وَرَسُولَهُ فَإِنَّ لَهُ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً

{Sa për atë që nuk i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, për të tillin është Zjarri i Xhehennemit. Aty do banojë përjetësisht!}

Përderisa këto tri ajete prej Librit të Allahut janë të qarta në lidhje me përjetësinë, atëherë nuk ka pse të ketë më mospërputhje mendimesh.

Nuk ka bazë ajo që është përmendur si mospërputhje këndvështrimesh në lidhje me përjetësinë e Zjarrit. Ndërkohë që Krijuesi i Lartësuar thotë:

{خَالِدِينَ فِيهَا أَبَداً}

{do të banojnë aty përjetësisht},

si mund të thuash që nuk do të jenë përjetësisht?!!!!

Kjo është e çuditshme! Kjo është gjëja më e çuditshme!

Kësisoj, kushtojini rëndësi parimit të “Ehlus Sunnetit dhe Xhematit” që thotë se Xhenneti dhe Zjarri janë të krijuara dhe ekzistojnë tani, sepse Allahu ka përmendur në lidhje me Xhennetin Fjalën {أُعِدَّتْ} {është përgatitur}, dhe në lidhje me Zjarrin po ashtu ka përmendur {أُعِدَّتْ} {është përgatitur}.

Së dyti, ato janë të përjetshme. Siç e dëgjuat (në mësim), nuk zhduken as ato dhe as ata që janë brenda tyre.

تفسير سورة الكهف” (١٢/١)” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: