Loading

Transmeton imam ebu Daud -rahimehullah- nga en-Neuas ibnu Sem’ān el-Kilābij -radij’Allahu anhu- i cili tha:

I Dërguari i Allahut ﷺ e përmendi Dexhalin duke thënë:

«Nëse ai del dhe unë jam në mesin tuaj, unë do jem ai që do ta kundërshtoj atë me argumente në emrin tuaj, e nëse ai del dhe unë nuk do të jem në mesin tuaj, atëherë çdo njeri do t’i dalë në mbrojtje vetes së tij, duke e kundërshtuar atë me argumentet që ka dhe Allahu është Mbrojtësi për çdo musliman. Ai që e mbërrin atë prej jush le të lexojë kundër tij ajetet e para të sures el-Kehf, ato do të jenë mbrojtja juaj ndaj fitnes së tij».

I thamë: sa do të qëndrojë në tokë?

Tha: «40 ditë, një ditë sa 1 vit, një ditë sa një muaj, një ditë sa një Xhum’ah dhe pjesa tjetër e ditëve të tij si ditët tuaja».

I thamë: o i Dërguari i Allahut, kjo ditë që është sa një vit, a na mjafton ne gjatë saj namazi i një dite dhe një nate?

Tha: «Jo, duhet të llogaritni për atë ditë gjatësinë e saj, pas kësaj zbret Isa ibnu Merjem te Minarja e Bardhë në lindje të Damaskut, ai do ta mbërrijë atë te dera Ludd-it dhe do ta vrasë».

📚 Transmetoi Ahmed (17629), Muslimi (2937), Ebu Daudi (4321), et-Tirmidhij (2240) dhe ibnu Maxheh (4075).

Artikulimi është i imam ebu Daudit -rahimehullah-

Ka thënë esh-shejkh el-Albanij -rahimehullah-: “Hadithi është sahih”.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: