Loading

Thotë imam ibnu Hibban -Allahu e mëshiroftë-:

Na ka treguar ebul Hasen Alij ibnu Muhammed ibnu Ukbeh esh-Shejbanij në Kufe, na ka treguar Ibrahim ibnu Is’hak ez-Zuhrij, na ka treguar ebu Nu’ajm, na ka treguar Junus ibnu ebij Is’hak se ai lexoi Fjalën e Allahut -azze ue xhel’le-:

{۞ وَأَوۡحَیۡنَاۤ إِلَىٰ مُوسَىٰۤ أَنۡ أَسۡرِ بِعِبَادِیۤ إِنَّكُم مُّتَّبَعُونَ}

{Ne e urdhëruam Musain: “Të udhëtosh natën me robërit e Mi, me të vërtetë ju do të ndiqeni (prej faraonit)”} [esh-Shuara’u: 52]

Tha: Ebu Burdeh ibnu ebij Musa el-Esh’arij nga i ati i tij (ebu Musa el-Esh’arij) -radij Allahu anhu- se ka thënë:

Profeti ﷺ shkoi te një banor i shkretëtirës dhe ai (beduini) e nderoi atë.

Profeti ﷺ i tha: “Dil nga ne!”

Beduini erdhi dhe profeti ﷺ i tha: “Çfarë nevojash ke?”

Ai i tha: kam nevojë për një deve të shaluar dhe disa dhi që t’i mjelë familja ime.

Tha Profeti ﷺ:

“Ky dështoi të jetë si e moshuara e benij Israil?”

Thanë sahabët e tij: o i Dërguari i Allahut! E kush është e moshuara e benij Israil?

Tha: “Me të vërtetë, kur Musa -alejhis selam- po largohej me benij israil nga Egjipti ata e humbën rrugën.

Tha: Çfarë është kjo kështu?

Thanë dijetarët e tyre: ne do të tregojmë: vërtet, Jusufi kur ishte në agoninë e vdekjes na kërkoi të betoheshim në Allah, që të mos dilnim nga Egjipti derisa ta merrnim me vete trupin e tij.

Ai tha: kush e di vendndodhjen e varrit të tij?

Thanë dijetarët e benij Israil-ëve: askush nga ne nuk e di ku është varri i tij, përveç një të moshuare prej benij israilëve.

Kërkoi që t’ia sillnin dhe ajo erdhi.

I tha: na drejto për te varri i Jusufit.

Ajo i tha: jo pasha Allahun, nuk e bëj derisa të ma përmbushësh kërkesën time.

I tha: cili është kërkesa jote?

Ajo tha: që të jem me ty në Xhennet.

U duk sikur atij nuk i pëlqeu pëlqeu kjo gjë. Allahu i shpalli që t’ia plotësojë atë që dëshiron.

Ajo u nis me ta drejt një liqeni -në një vend ku mblidhet uji dhe rri për një kohë të gjatë-.

Ajo tha: drenazhojeni këtë ujin dhe ata e drenazhuan.

Tha: gërmoni dhe nxirreni trupin e Jusufit.

Kur ata e nxorën dhe e vendosën në sipërfaqen e tokës, panë që rruga ndriçoi si drita e ditës.

📚 Transmetoi ibnu Hibbani (723) dhe jo vetëm…

✔️ Ka thënë esh-Shejkh el-Albanij në “Es-Sahihah” (313): Isnadi i tij është sahih, sipas kushteve të Muslimit.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: