Loading

{إِنَّاۤ أَنزَلۡنَـٰهُ فِی لَیۡلَةࣲ مُّبَـٰرَكَةٍۚ…}

{Vërtet, Ne e zbritën atë (Kur’anin) në një natë të bekuar..} [Ed-Dukhan: 3]

Thotë Hafizi Ibnu Kethir rahimehullah në tefsirin e këtij ajeti:

Allahu, duke treguar për Kur’anin Madhështor, na tregon se Ai e zbriti në një natë të bekuar. E ajo natë është Nata e Kadrit. Ka thënë i Lartësuari:

{إِنَّا أَنزلْنَاهُ فِي لَيْلَةِ الْقَدْرِ}

{Me të vërtetë, Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.} [El-Kadr: 1]

Dhe ajo (natë) ishte në muajin e Ramazanit. Ka thënë i Lartësuari:

{شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزلَ فِيهِ الْقُرْآنُ}

{Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin zbriti Kur’ani} [El-Bekareh: 185]

Vazhdon Ibnu Kethiri rahimehullah duke komentuar ajetin vijues:

Fjala e Tij:

{فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ}

{Në të (në natën e zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë.} [Ed-Dukhan: 4]

Domethënia: në natën e Kadrit transferohen vendimet e vitit (që vjen) nga El-Leuhul Mahfudh te shkruesit (engjëjt), duke përfshirë exhelet (afatet e vdekjeve), furnizimet dhe atë që do ndodhë deri në fund të vitit.

📚 Tefsiri i Ibnu Kethirit

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: