Loading

Thotë Allahu i Lartësuar duke treguar për Talutin mbretin e benij israilëve kur ai doli me ushtrinë e tij dhe për ata që ju bindën atij prej popullit të benij israilëve, ushtria e tij në atë kohë, ashtu siç e ka përmendur es-Suddij, ishte 80 mijë veta dhe Allahu e di më së miri.

Ai tha:

{إِنَّ اللَّهَ مُبْتَلِيكُم بِنَهَر}

{Më të vërtetë, Allahu do t’ju sprovojë me një lum}

Ka thënë ibnu Abbas -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre- dhe jo vetëm:

Ai është një lum në mes Jordanisë dhe Palestinës, dmth: lumi i njohur: esh-Sheriah.

{فَمَنْ شَرِبَ مِنْهُ فَلَيْسَ مِنِّي}

{Ai që pi prej tij nuk është prej meje}

Dmth: Nuk do të më shoqërojë sot në këtë gjendje.

{فَشَرِبُوا مِنْهُ إِلا قَلِيلا مِنْهُمْ}

{Dhe pinë prej tij përveç një pakice prej tyre}

Ka thënë ibnu Xhurejxh se: ibnu Abbas ka thënë: kush e mori me dorën e tij e shoi etjen dhe kush piu prej tij nuk e shoi etjen, kështu e ka transmetuar es-Suddij nga ebij Malik dhe ky nga ibnu Abbasi. Po kështu ka thënë Katadeh dhe ibnu Sheudheb.

Ka thënë es-Suddij: ushtria ishte 80 mijë veta, pinë prej tij 76 mijë vetë dhe mbetën me të (Talutin) 4 mijë, kështu tha.

Ka transmetuar ibnu Xherir prej Israilit dhe Sufjan eth-Theurit dhe Mis’ar ibnu Kedam nga ebij Is’hak es-Sebi’ij nga El-Bera ibnu Àzib se ka thënë: po bisedonim se shokët e Muhamedit ﷺ ditën e Bedrit ishin 313-319 veta sa numri i shokëve të Talutit, të cilët kaluan lumin dhe e kaluan lumin bashkë me të vetëm besimtarët.

Ka transmetuar el-Bukharij nga Abdullah ibnu Rexha’u dhe ai nga Israil ibnu Junus nga ebij Is’hak dhe ai nga El-Bera se ka thënë: ne -shokët e Muhamedit ﷺ- po bisedonim se numri i sahabëve në Bedër ishte sa numri sahabëve (shokëve) të Talutit, të cilët e kaluan me të lumin dhe nuk e kaluan atë bashkë me të vetëm se besimtarët që ishin 313-319 vetë.

📚 Tefsiri ibnu Kethirit, [el-Bekareh: 249]

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: