Transmetohet nga ibnu Abbas -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se ka thënë në lidhje me Fjalën e Tij:
وَأَعْلَمُ مِنَ اللَّهِ مَا لَا تَعْلَمُونَ
“Unë di prej Allahut atë që ju nuk e dini”
Dmth: se ëndrra e Jusufit ishte e vërtetë dhe se Allahu patjetër që do ta shfaqte dhe realizonte atë.
Ka thënë el-Aufij nga ibnu Abbasi se:
“Unë di prej Allahut atë që ju nuk e dini”
E di se ëndrra e Jusufit është e vërtetë dhe unë vërtet do t’i bie në sexhde⁽¹⁾ atij.
📚 “تفسير ابن كثير”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema
⁽¹⁾ sh.p. këtu është për qëllim sexhdja e nderimit dhe jo e adhurimit, në atë kohë kjo lloj sexhdeje ka qenë e lejuar më pas ka ardhur ndalesa në sheriat për të.