Ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَلَقَدۡ هَمَّتۡ بِهِۦۖ وَهَمَّ بِهَا لَوۡلَآ أَن رَّءَا بُرۡهَٰنَ رَبِّهِۦۚ كَذَٰلِكَ لِنَصۡرِفَ عَنۡهُ ٱلسُّوٓءَ وَٱلۡفَحۡشَآءَۚ إِنَّهُۥ مِنۡ عِبَادِنَا ٱلۡمُخۡلَصِينَ
{Ajo e dëshiroi atë; por edhe Jusufi do ta kishte dëshiruar atë, sikur të mos kishte parë provën e Zotit të vet. Kështu e larguam nga e keqja dhe vepra e shëmtuar, sepse ai, në të vërtetë, ishte nga robërit Tanë të sinqertë}
Ka thënë esh-Sheukānij (v. 1255 h) -rahimehullah- në tefsirin e tij:
“Dijetarët kanë pasur mospërputhje në lidhje me shenjën të cilën pa Jusufi -alejhis selām-:
Është thënë: se kur Zulejkha në momentin që e dëshiroi Jusufin dhe ai e dëshiroi atë, ajo u çua dhe e mbuloi idhullin (putën) e saj, që ishte në cep të shtëpisë, me rrobën e saj.
Jusufi i tha çfarë je duke bërë? I tha: kam turp nga zoti im se mos më sheh në këtë gjendje, Jusufi i tha: Unë jam më parësor sesa ty që të kem turp nga Allahu i Lartësuar.
Është thënë se: pa në tavanin e shtëpisë të shkruar: {mos ju afroni zinasë, sepse ajo është shfrenim} [el-Isra’: 32].
Është thënë: se ai pa një shuplakë në të cilën ishte shkruar: {Me të vërtetë mbi ju ka rojtarë (që ju vëzhgojnë)} [el-Infitār: 10].
Është thënë: se shenja (që pa) ishte kujtimi i besës që i dha Allahut dhe besa që mori nga robërit e Tij.
Është thënë: Dëgjoi një zë: O Jusuf ti je shkruar që të jesh prej pejgamberëve dhe bën veprat e mëndjelehtëve!
Është thënë: se ai pa pamjen e Ja’kubit në mur duke kafshuar majën e gishtit dhe duke e kërcënuar atë.
Ka edhe mendime të tjera që do të zgjateshim nëse do t’i përmendnim.
Shkurtimisht themi: se ai pa diçka që e bëri të përmbahet.”
📚 “Fet’hul Kadir” (3/22) me autor Muhamed esh-Sheukānij
Përktheu: Abdur-Rahman Mema