Loading

Tefsiri i Ajetit:

{وَٱسۡتَوَتۡ عَلَى ٱلۡجُودِیِّۖ}

{Dhe anija ndaloi në malin Xhudij}

Ka thënë Muxhahidi -rahimehullah-: Ai është mal në gadishullin arabik, në ato kohë malet u zgjatën prej përmbytjes.

Ka thënë Katadeh -rahimehullah-: qëndroi në mal një muaj derisa zbritën prej saj, Allahu e ruajti anijen e Nuhut -alejhis selaam në malin e Xhudit në tokën e gadishullit arabik si mësim dhe shenjë derisa e panë të parët e këtij ummeti, sa e sa anije erdhën pas saj por u shkatërruan dhe u bën rërë.

Ka thënë ed-Dahhaak -rahimehullah-: Xhudij është një mal në Mosul.

Disa të tjerë kanë thënë se ai është et-Tur.

Transmetohet nga Ibnu Abbaas -radij’Allahu anhuma- se ka thënë: Në anije me Nuhun ishin 80 burra bashkë me familjet e tyre, ata qëndruan në anije 150 ditë, vërtet Allahu e drejtoi anijen drejt Mekës e cila u soll rreth Shtëpisë 40 ditë, pas kësaj Allahu e drejtoi atë drejt malit Xhudij dhe qëndroi aty, Nuhu dërgoi një sorrë që të kërkonte për tokë ajo pa kufoma dhe lëshua drejt tyre dhe e vonoi atë, ai dërgoi një pëllumb i cili erdhi me një gjethe ulliri dhe këmbët i kishte përlyer me baltë, këtu Nuhu -alejhis selaam- e kuptoi se uji ishte tërhequr dhe kishe zbritur poshtë Xhudij. Aty ai ndërtoi një fshat të cilin e emërtoi tetëdhjetë dhe atë ditë u përzien gjuhët në tetëdhjetë gjuhë dhe njëra prej tyre ishte edhe gjuha arabe.

Disa prej tyre nuk e kuptonin gjuhën e tjetrit, ishte Nuhu që fliste në vend të tyre.

Ka thënë Keab el-Ehbbaar -rahimehullah-: Vërtet anija u soll në mes lindjes dhe perëndimit përpara se të qëndronte në malin Xhudij.

Ka thënë Katadeh dhe jo vetëm: ata hipën në anije në 10 Rexheb dhe lundruan me të 150 ditë dhe më pas qëndroi në malin Xhudij një muaj. Dalja e tyre nga anija ishte në ditën 10 të Muharremit, ka ardhur ngjashëm me këto në një hadith “merfu’un” të cilin e ka nxjerrë ibnu Xherir, se ata e agjeruan atë ditë dhe Allahu e di më së miri.

E ka përcjellë el-Imam Ahmed nga Ebu Hurejrete -radij’Allahu anhu- se ka thënë: Pejgamberi ﷺ kaloi pranë disa njerëzve prej jehudëve, që po agjeronin ashuran.

U tha atyre: «Çfarë është ky agjerim?»

Thanë: kjo është një ditë në të cilët Allahu shpëtoi Musën dhe benij Isra’il prej mbytjes dhe e mbyti Fareonin, dhe në këtë ditë anija e Nuhut qëndroi në malin Xhudij dhe e agjeroi këtë ditë Nuhu dhe Musa -alejhimas selaam- si falenderim për Allahun -azze ue xhel’le-, ndaj Pejgamberi ﷺ tha: «Unë jam më meritor për Musën dhe më meritor për ta agjeruar ketë ditë».

Agjeroi dhe u tha shokëve të tij:

«Ai që është gdhirë agjerueshëm le të ta plotësojë agjrimin e tij, e kush ka ngrënë le të agjerojë pjesën e mbetur të ditës».

📚 تفسير ابن كثير (٤ /٣٢٣-٣٢٤)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: