Loading

Komentimi i ajetit:

{إنا أنزلناه في ليلة القدر}

{Vërtet, Ne e kemi zbritur atë në natën e Kadrit}

Thotë shejkh Ibnu Baz rahimehullah:

Kur’ani Kerim i zbriti të Dërguarit të Allahut ﷺ pjesë pjesë në varësi të nevojës dhe shkaqeve, gjëja e parë që zbriti ishte surja (Ikra) në natën e Kadrit, është vërtetuar se ai ka zbritur natën e Kadrit dhe se ka zbritur në Ramazan, sepse fillimi i tij ka zbritur në natën e Kadrit në Ramazan, ky është kuptimi i dukshëm nga argumentet sheriatike, sepse shumë prej Kur’anit ka zbritur në Meke jashtë Ramazanit, shumë prej tij ka zbritur në Medine jashtë Ramazanit, dhe vijonte t’i zbriste  Profetit ﷺ pjesë pjesë, në varësi të ngjarjeve dhe shkaqeve, kurse surja Maideh ka zbritur në fund të jetës së tij ﷺ, zbriti ditën e Xhuma, në ditën e Arafatit, në Haxhin e Lamtumirës, në vitin e dhjetë të jetës së tij: {Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova Mirësinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj…} [el-Maideh: 3] ky ajet zbriti ditën e Xhuma, ndërsa ai ﷺ ishte duke qëndruar në Arafat, në vitin e dhjetë të hixhretit.

Ka thënë Ibnu Abbasi -radij’Allahu anhu- dhe një grup dijetarësh: se ai zbriti në qiellin e dunjasë në Ramazan, në natën e Kadrit, në “Bejtul Izzeh”, shtëpi që është në qiellin e dynjasë, çdo qiell ka nga një shtëpi për engjejt, ku bëjnë adhurim në të; dhe Bejtul Izzeh është shtëpi në qiellin e dunjasë, në të cilën engjëjt bëjnë adhurim; dhe në qiellin e shtatë është el-Bejtul Ma’mur, ku gjithashtu engjëjt bëjnë adhurim në të dhe ajo është si Qabja në tokë. Thotë Profeti ﷺ në lidhje me të:

«Në të hynë çdo ditë 70 mijë engjëj, dhe më pas nuk kthehen më në të»

Kjo tregon për numrin e madh të engjëjve, ku çdo ditë hynë në el-Bejtul Ma’mur 70 mijë engjëj për adhurim dhe nuk kthehen më kurrë aty.

Këtë mendim -mendimin Ibnu Abbasit- se ai zbriti në Shtëpinë e Lavdisë njëherë të vetme, më pas ka zbritur pjesë pjesë në 23 vite, në varësi të ngjarjeve dhe shkaqeve, e kanë pasur një grup prej njerëzve të dijes, dhe ky është mendim i fortë, ndërsa i pari është më i saktë, se ai ka zbritur prej Allahut -xhel’le ue ala- përmes Xhebrailit te Profeti ﷺ në 23 vite; dhe gjëja e parë që ka zbritur ishte në natën e Kadrit, në Ramazan; dhe Allahu është Poseduesi i suksesit.

📚 حلقة نور على الدرب ٧٦٠، السؤال : 15369

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: