Loading

Komentimi i Ajetit:

وَجَزَ ٰ⁠ۤؤُا۟ سَیِّئَةࣲ سَیِّئَةࣱ مِّثۡلُهَاۖ فَمَنۡ عَفَا وَأَصۡلَحَ فَأَجۡرُهُۥ عَلَى ٱللَّهِۚ إِنَّهُۥ لَا یُحِبُّ ٱلظَّـٰلِمِینَ

{Shpërblimi për të keqen është i njëjtë me atë të keqe. Por, atë që fal dhe pajton, e pret shpërblimi i Allahut. Ai, në të vërtetë, nuk i do të padrejtët} [esh-Shura: 40]

Ka thënë shejkhu i Islamit -Allahu e mëshiroftë-:

Gjithashtu ai ka të drejtë që ta shajë atë ashtu siç e ka sharë atë, si p.sh ta mallkojë atë siç e ka mallkuar atë.

Apo të thotë: Allahu të shëmtoftë dhe ai ja kthen: Allahu të shëmtoftë.

Apo Allahu të poshtëroftë dhe ai ja kthen: Allahu të poshtëroftë.

Apo i thotë: o qen, o derr dhe ja kthen: o qen, o derr, por nëse është e llojit të ndaluar, siç është tekfiri i tij apo gënjeshtra ndaj tij, atëherë ai nuk duhet t’i bëj tekfir atij dhe as të gënjejë ndaj tij.

Nëse ai e mallkon të atin e tij atëherë ai nuk ka të drejtë ta mallkojë të atin e tij, sepse i ati i tij nuk i ka bërë padrejtësi atij.

📚 مجموع الفتاوى” (١٦٣/٣٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: