Dhe Fjala e të Lartësuarit:
{وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَى أَوْلِيَائِهِمْ}
{Dhe, me të vërtetë, shejtanët i inspirojnë miqtë e tyre}.
Ibnu Ebi Hãtim ka thënë: Na ka treguar Ebu Se’id el-Eshexh, na ka treguar Ebu Bekr ibnu Ajjãshi, nga Ebu Is’haku, i cili ka thënë: Një burrë i tha Ibnu Umerit: se Mukhtari pretendon se i zbret shpallje.
Ai tha: Ka thënë të vërtetën, dhe lexoi këtë ajet:
{وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَى أَوْلِيَائِهِمْ}
{Në të vërtetë, shejtanët i inspirojnë miqtë e tyre}
(Thotë Ibnu Ebi Hãtim) Na ka treguar im atë, na ka treguar Ebu Hudhejfeh, na ka treguar Ikremeh ibnu Ammãri, nga Ebu Zumejl, i cili ka thënë:
Isha ulur pranë Ibn Abbasit, erdhi një burrë dhe i tha: O Ibnu Abbas, Ebu Is’haku (Mukhtari) pretendon se i ka zbritur shpallje sonte.
Ibnu Abbasi tha: Ka thënë të vërtetën, unë u çudita dhe thashë: Ibnu Abbasi thotë se ka thënë të vërtetën.
Ibnu Abbasi tha: Ka dy lloje shpalljesh: shpallje e Allahut dhe shpallje e shejtanit. Shpallja e Allahut është për Muhamedin ﷺ, kurse shpallja e shejtanit është për miqtë e tij.
Pastaj lexoi:
{وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَى أَوْلِيَائِهِمْ}
{Në të vërtetë, djajtë i inspirojnë miqtë e tyre}
📚 تفسير ابن كثير
Thotë shejkh Ibnu Baz në shpjegimin e Tefsir Ibni Kethir:
Kjo është e qartë; sepse Allahu me Profetin ﷺ i mbylli shpalljet, shpallja nga Allahu u ndërpre me vdekjen e Muhamedit ﷺ, kush pretendon pas kësaj profetësinë, siç ishte Musejlemeh, dhe kjo ishte prej shpalljes së shejtanit, ajo që pretendoi Musejlemeh, Esued el-Ansij, Mukhtar ibnu Ebi Ubejd dhe të ngjashmit me ta, e gjithë kjo futet te Fjala e Allahut:
{وَإِنَّ الشَّيَاطِينَ لَيُوحُونَ إِلَى أَوْلِيَائِهِمْ}
{Në të vërtetë, shejtanët inspirojnë miqtë e tyre}
Dhe Fjala e Tij:
{وَكَذَلِكَ جَعَلْنَا لِكُلِّ نَبِيٍّ عَدُوًّا شَيَاطِينَ الْإِنْسِ وَالْجِنِّ يُوحِي بَعْضُهُمْ إِلَى بَعْضٍ زُخْرُفَ الْقَوْلِ غُرُورًا}
{Kështu, çdo profeti Ne i kemi caktuar armiq shejtanët e njerëzve dhe të xhindeve, të cilët e frymëzojnë njëri-tjetrin me fjalë boshe të zbukuruara për mashtrim}
Ajo që pretendojnë gënjeshtarët, e gjitha është prej shpalljes së shejtanit.
📚 شرح تفسير ابن كثير، سورة الأنعام
Përktheu: Abdur-Rahman Mema