Loading

Ka thënë shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:

Sekreti i bashkimit në mes “la Ilahe ila Allah”

Dhe “Kërkimit të faljes” në Fjalën e të Lartësuarit:

فَاعلَم أَنَّهُ لا إِلهَ إِلَّا اللهُ وَاستَغفِر لِذَنبِكَ وَلِلمُؤمِنينَ وَالمُؤمِناتِ

{Dije se nuk ka të adhuruar që meriton të adhurohet përveç Allahut dhe kërko falje për gjynahet e tua, të besimtarëve dhe besimtareve}

Vërtet Teuhidi e largon origjinën e shirkut (idhujtarisë) dhe kërkimi i faljes (istigfari) i fshin degët e tij.

Lavdërimi më i mirë është fjala: “la Ilahe il-lAllah”

Lutja më e mirë është fjala: “estagfirullah”

Ai e urdhëroi atë ﷺ me Teuhid (veçimin e Allahut në adhurim) dhe kërkimin e faljes për veten e tij, për vëllezërit dhe motrat e tij prej besimtarëve dhe besimtareve.

📚 مجموع الفتاوى” (١١ /٦٩٧)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: