Loading

Ka thënë el-al’lameh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Prandaj themi: me të vërtetë renditja e ajeteve është “teukifij”⁽¹⁾, ndërsa renditja e sureve një pjesë e tyre është teukifij dhe një pjesë e tyre “ixhtihadij”, ixhtihad nga sahabët -Allahu qoftë i Kënaqur prej tyre-.

Psh: renditja e sures (el-Xhumu’ah) dhe (el-Munafikun) është teukifij; sepse Profeti ﷺ lexonte në namazin e Xhumasë suren: (el-Xhumu’ah) dhe (el-Munafikun), gjithashtu suren (Sebbih) dhe (el-Gashijeh), gjithashtu (el-Bekareh) dhe (El Imran) janë teukifij.

Dhe një pjesë ixhtihadij që është vendosur me ixhtihad të sahabëve, mus’hafet e sahabëve mund të jenë të ndryshëm (në renditjen e sureve) sepse kjo ishte për shkak të ixhtihadit.

Ama sa i takon renditjes së ajeteve ne thamë: se ato janë teukifij, nuk lejohet kundërshtimi i tyre, nuk lejohet që të vendoset një ajet përpara një ajeti tjetër gjatë leximit, sepse ai që i ka vendosur ajetet në vendin e tyre është Profeti ﷺ.

Gjithashtu, renditja e fjalëve është teukifij, nuk lejohet të vendoset një fjalë përpara një fjalë tjetër, edhe renditja e shkronjave është teukifij, nuk lejohet të vendoset një shkronjë në një fjalë përpara një shkronjë tjetër.

Ja këtu është renditja:

  1. Renditja e shkronjave
  2. renditja e fjalëve
  3. renditja e ajeteve

E gjithë kjo është teukifij nuk lejohet kundërshtimi i tij.

Ama renditja e sureve, një pjesë e tyre është teukifij dhe një pjesë e tyre ixhtihadij.

📚 Tefsiri i Sures Zumer (fq. 8-9)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


⁽¹⁾ Teukifij: është vërtetuar me tekst nga Kur’ani ose nga Sunneti dhe nuk ka vend për diskutim.

Shpërndaje: