Ka thënë Allahu i Lartësuar:
{والمستغفرين بالأسحار}
{Ata kërkojnë faljen e gjynaheve para agimit}
Tha hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në komentimin e këtij ajeti:
Kjo tregon vlerën kërkimit të faljes së gjynaheve në kohën përpara agimit (syfyrit).
Është thënë se kur Jakubi -alejhis selam- u tha bijve të tij: “Do t’i kërkoj Zotit që t’iu falë gjynahet”
I vonoi ata deri në kohën përpara agimit.
Është vërtetuar në dy sahihet dhe jo vetëm prej librave musnedeve dhe sunneneve në forma të ndryshme nga një grup sahabësh se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
«Allahu -tebareke ue te’ala- zbret në qiellin e dynjasë çdo natë, kur mbetet një e treta e fundit të natës dhe thotë: kush më lutet që t’i përgjigjem? Kush më kërkon që t’i japë? Kush më kërkon falje që ta fal atë?»
Dhe ka ardhur në dy sahihet nga Aishja -Allahu qoftë i Kënaqur prej saj- se ka thënë: çdo natë i Dërguari i Allahut ﷺ do ta falte vitrin në fillim të natës, në mes të natës dhe në fund të natës dhe e përfundonte vitrin përpara agimit.
Abdullah ibnu Umer -Allahu qoftë i Kënaqur prej të dyve- falej gjatë natës më pas thoshte: o Nafiu a ka afruar koha syfyrit? Nëse i thoshte po, angazhohej me lutje dhe kërkim të faljes deri sa u gdhinte. E transmetoi Ibnu ebij Hatim.
Transmeton ibnu Xherir nga Hatib se ka thënë: e dëgjova një burrë në kohën e syfyrit në cepin e xhamisë duke thënë: Zoti im! Më urdhërove dhe t’u binda, tani është syfyr ndaj më fal mua dhe kur e pashë ai ishte ibnu Mes’udi – Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-.
Transmeton ibnu Merdeuejh nga Enes ibnu Malik -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se ka thënë: u urdhëruam që kur të falemi gjatë natës të kërkojmë falje të gjynaheve 70 herë në fund të syfyrit.
Mbaroi komentimi i tij Allahu e mëshiroftë.
Lus Allahun azze ue xhel’le që të na bëjë prej atyre që kërkojnë falje përpara agimit.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema