Shejkh El Feuzan, në lidhje me ajetin
يُثَبِّتُ اللهُ الذِّينَ آمَنُوا بِالقَوْلِ الثَّابِتِ
{Ata që besuan Allahu i forcon me fjalën e qëndrueshme}
thotë:
Fjala e qëndrueshme është fjala e Teuhidit (veçimit të Allahut në adhurim), e cila ka zënë vend me argumente dhe me fakte në zemrën e besimtarit.
Në dunja, në lidhje ne Fjalën e Teuhidit, qëndrueshmëria e besimtarëve qëndron në faktin se ata, ndonëse i godasin dëme dhe dënime në rrugën e kësaj fjale, kapen pas saj.
Sa për qëndrueshmërinë e tyre në Botën Tjetër, ajo në vetvete është suksesi në përgjigje, kur pyeten nga dy engjëjt.
📚 “شَرْحُ العَقِيدَةِ الوَاسِطِيَّةِ” (ص ١٨٢)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema