Transmeton hafizi ibnu Kethir në tefsirin e tij në lidhje me tefsirin e këtij ajeti nga Sehl ibnu Sa’d es-Sa’idij:
{فَإِذَا هُم بِٱلسَّاهِرَةِ}
{Dhe ja, ata e gjejnë veten të gjallë pas vdekjes mbi sipërfaqen e tokës}
Tha: “Tokë e bardhë që anon nga e kuqja si një copë buke e pastër”
Ka thënë er-Rebi ibnu Enes: ajo nuk llogaritet prej kësaj toke dhe ajo është një tokë ku nuk është bërë asnjë gjynah dhe ku nuk është derdhur gjaku në të.
Allahu i Lartësuar thotë duke sqaruar tokën në të cilën do të tubohen njerëzit:
يَوْمَ تُبَدَّلُ الأَرْضُ غَيْرَ الأَرْضِ وَالسَّمَاوَاتُ وَبَرَزُواْ للّهِ الْوَاحِدِ الْقَهَّارِ [إبراهيم: ٤٨]
{Ditën kur toka të kthehet në një tokë tjetër po ashtu edhe qiejt dhe të gjitha krijesat do dalin para Allahut, të Vetmit dhe të Plotëfuqishmit}
Ka ardhur në hadith nga Sehl ibnu Sa’d -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se i Dërguari i Allahut ﷺ:
«Njerëzit do të tubohen Ditën e Kijametit mbi një tokë të bardhë që anon nga e kuqja si një copë buke e pastër»
Tha Sehl: se toka nuk do të ketë pika referimi për askënd.
E transmetoi el-Bukharij (6521) & Muslimi (2790)
Njerëzit e dijes kanë pasur dy mendime lidhur me këtë ndryshim
Është thënë: se e gjithë toka do të ndryshojë, dmth tubimi i njerëzve nuk do të jetë në këtë tokë.
Është thënë: se ndryshimi do të jetë në cilësitë e kësaj toke, saqë nuk do të ketë pika referimi për askënd, sikur të jetë një tokë tjetër e re.
Dobi: disa njerëz të dijes kanë bërë një ndarje të bukur në lidhje me tubimin e njerëzve Ditën e Kijametit dhe e kanë ndarë në kategori:
E para: tubimi i njerëzve pasi të ringjallen, ashtu siç parapriu.
E dyta: tubimi i njerëzve në tokën ku do merren në llogari dhe kjo pasi Allahu i Lartësuar ta ketë rrokur tokën në Dorën e Tij Ditën e Kijametit dhe qiejt të jenë mbështjellë në Dorën e Djathtë të Tij.
Për këtë tregon hadithi i Muxhahidit -Allahu e mëshiroftë- i cili ka thënë: ibnu Abbasi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- ka thënë:
“A e di se sa është gjerësia Xhehennemit?”
I thashë: jo.
Tha: po, pasha Allahun ti nuk e di, më ka treguar Aishja se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut ﷺ për Fjalën e Tij:
وَالْأَرْضُ جَمِيعًا قَبْضَتُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَالسَّمَوَاتُ مَطْوِيَّاتٌ بِيَمِينِهِ
{Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë rrokur në Dorën e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen në Dorën e Djathtë të Tij}
Ajo tha: i thashë: ku do jenë njerëzit atë ditë o Dërguari i Allahut?
Tha: «Në urën e Xhehennemit»
Transmetoi et-Tirmidhij (3241) & Ahmed (24856)
Ka thënë esh-shejkh el-Albani -Allahu e mëshiroftë-: “Zinxhiri i tij është sahih”
Dhe në hadithin e Theuban -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- kur jehudij e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ:
Ku do jenë njerëzit ditën kur toka të kthehet në një tokë tjetër po ashtu edhe qiejt?
I Dërguari i Allahut ﷺ tha:
«Do të jenë në errësirë përpara urës»
Transmetoi Muslimi (2806)
E treta: tubimi i njerëzve për në Xhennet dhe Zjarr dhe kjo pas përfundimit të dhënies llogari, kur të dallohen besimtarët nga jobesimtarët, do të tubohen jobesimtarët me fytyra përmbys, ndërsa besimtarët në këmbë dhe njerëzit e devotshëm të hypur mbi deve.
Dhe për këtë tregon Fjala e Tij:
الَّذِينَ يُحْشَرُونَ عَلَى وُجُوهِهِمْ إِلَى جَهَنَّمَ أُوْلَئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ سَبِيلًا [الفرقان: ٣٤]
{Ata, që do të tubohen me fytyrat përmbys në Xhehenem, do të jenë në vendin më të keq dhe më të larguarit prej rrugës së vërtetë} [el-Furkan: 34]
Transmetohet nga Katadeh se ka thënë: na ka treguar Enes ibnu Malik -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se një burrë tha: o i Dërguari i Allahut: si do të tubohet jobesimtari përmbys mbi fytyrën e tij Ditën e Kijametit?
Tha: «A nuk është i aftë Ai që e bëri atë të ecë atë me këmbët e veta në dunja, ta bëjë atë të ecë me fytyrë përmbys Ditën e Kijametit?»
Tha Katadeh: po, për Nderin e Zotit tonë.
E transmetoi Muslimi (2806)
Ka thënë Allahu i Lartësuar:
يَوْمَ نَحْشُرُ الْمُتَّقِينَ إِلَى الرَّحْمَنِ وَفْدًا} [مريم: ٨٥]}
{Ditën kur t’i tubojmë njerëzit e devotshëm tek i Gjithëmëshirshmi si të deleguar}
Ka thënë hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e fjalës “وفدًا”
Transmeton Alī ibnu ebī Talhah nga ibnu Abbāsi se ka thënë: si kalorës
Ka thënë ibnu Xhurejxh: të hipur mbi devetë më të mira
Ka thënë (Sufjan) eth-Theurij: të hipur mbi devetë më të bindura dhe më të sportivet.
Transmetohet nga Behz ibnu Hakim dhe ai nga i ati i tij dhe i ati nga gjyshi i tij (Behz-it) se ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Ju do të tuboheni në këmbë dhe të hypur mbi deve dhe tërhiqeni zvarrë me fytyrë përmbys”
Transmetoi et-Tirmidhī (2424)
Ka thënë hafizi ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë- në “Fet’hul Barij”: “Zinxhiri i tij është i fortë”
Dhe Allahu e di më së miri.
Lusim Allahun e Lartësuar që të na bëjë prej atyre njerëzve që të futen në Xhennet pa dhënë llogari.
Ue sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ue ala elihi ue sahbihi ue sel’lem
Përktheu: Abdur-Rahman Mema