Loading

Tefsiri ajetit që vijon:

{ قَالُوا۟ یَـٰقَوۡمَنَاۤ إِنَّا سَمِعۡنَا كِتَـٰبًا أُنزِلَ مِنۢ بَعۡدِ مُوسَىٰ مُصَدِّقࣰا لِّمَا بَیۡنَ یَدَیۡهِ یَهۡدِیۤ إِلَى ٱلۡحَقِّ وَإِلَىٰ طَرِیقࣲ مُّسۡتَقِیمࣲ }

{Ata thanë: o populli ynë, ne dëgjuam një Libër të shpallur pas Musës, i cili vërteton atë që është shpallur përpara tij, udhëzon për tek e vërteta dhe tek rruga e drejtë} [El-Eḥkāf: 30]

Ka thënë el-Hafidh ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e këtij ajeti:

Ata (xhinnët) nuk e përmendën Isën, sepse Isës -alejhis selam- iu shpall Inxhili në të cilin kishte këshilla, gjëra që flasin për zemërbutësinë dhe pak nga lejesat dhe ndalesat, ai në fakt është si plotësues i sheriatit të Teuratit.

Baza është Teurati, për këtë arsye ata thanë: të shpallur pas Musës.

Po kështu tha Uerakatu ibnu Neufel, kur Pejgamberi ﷺ i tregoi atij për zbritjen e Xhibrilit -alejhis selam- herën e parë, ai tha: të lumtë, të lumtë, ky është Namusi, i cili vinte te Musa.

📚 تفسير ابن كثير” (٧ /٣٠٢-٣٠٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: