Loading

Hafiz Ibnu Kethiri -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Ka thënë Ibnu Xheriri: na ka treguar Ebu Kurejb nga Talk ibnu Gannām nga Zaideh nga Mensuri nga Minhāli dhe ky nga Ibnu Xhubejr se ka thënë:

Erdhi një burrë tek Ibnu Abbasi dhe i tha: o eba Abbas, a e ke parë Fjalën e Allahut:

{فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ السَّمَاءُ وَالأرْضُ وَمَا كَانُوا مُنْظَرِينَ}

{Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka; as nuk iu dha afat!} [ed-Dukhan: 29]

A qan qielli dhe toka për dikë?

Tha: po, nuk ka asnjë prej krijesave që të mos ketë një derë në qiell, prej të cilës i zbret furnizimi dhe në të cilën i ngrihet vepra. Kur besimtari vdes, dera e tij në qiell në të cilën i ngjitej vepra dhe prej së cilës i zbriste furnizimi, mbyllet. Dhe ajo qan!

Dhe vendi në tokë ku ai falej dhe përmendte Allahun qan për të. Ndërsa populli i Faraonit nuk ka lënë gjurmë të veprave të mira në tokë dhe as nuk kanë pasur vepra të mira që të ngjiteshin tek Allahu, ndaj për ta nuk qan as qielli, e as toka.

📚 تفسير ابن كثير” (٢٥٤/٧) ت. سلامة”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: