وَٱتۡلُ عَلَیۡهِمۡ نَبَأَ ٱلَّذِیۤ ءَاتَیۡنَـٰهُ ءَایَـٰتِنَا فَٱنسَلَخَ مِنۡهَا فَأَتۡبَعَهُ ٱلشَّیۡطَـٰنُ فَكَانَ مِنَ ٱلۡغَاوِینَ
{Tregoju atyre (hebrenjve) për njeriun, të cilit Ne i mësuam shpalljet Tona, por u largua prej tyre. Kështu, shtejtani e pushtoi atë dhe ai u bë nga të humburit}
Transmeton Alij ibnu ebij Talhah nga ibnu Abbās se ka thënë: ai ishte një burrë prej qytetit të njerëzve të fuqishëm⁽¹⁾ emri i të cilit ishte Bel’ām i cili dinte Emrin më të madh të Allahut.
Ka thënë Abdur-Rahman ibnu Zejd ibnu Eslem dhe jo vetëm prej dijetarëve të selefëve: ai ishte një burrë që iu pranonte lutja, nuk e luste Allahun vetëm se ia jepte atë.
Më e çuditshme, madje më larg, madje ka gabuar ai që tha: iu dha profetësia dhe u largua prej saj. E ka treguar atë ibnu Xheriri nga disa prej tyre, mirëpo kjo nuk është e saktë.
Ka thënë Alij ibnu ebij Talhah nga ibnu Abbāsi -Allahu qoftë Kënaqur prej të dyve-: se kur Musa dhe ata që ishin me të shkuan tek ata -dmth te populli i fuqishëm- erdhën tek ai -dmth Bel’am-i- bijtë e axhallarëve të tij dhe populli i tij dhe i thanë: vërtet Musai është njeri i hekurt dhe ka me vetë shumë ushtarë, nëse ai do të fitonte kundër nesh do të na shkatërronte, ndaj lute Allahun t’na e largojë nga ne Musën dhe ata që janë me të.
Ai tha: nëse do t’i lutesha Allahut që ta largojë Musën dhe ata që janë me të, do të ikte dunjaja ime dhe bota tjetër.
Ata vijuan të këmbëngulnin derisa ai e luti Allahun kundër tyre dhe Allahu ia mori atë që ai kishte dhe ky është kuptimi i Fjalës së të Lartësuarit:
فَانْسَلَخَ مِنْهَا فَأَتْبَعَهُ الشَّيْطَانُ فَكَانَ مِنَ الْغَاوِينَ
{por u largua prej tyre. Kështu, shejtani e pushtoi atë dhe ai u bë nga të humburit}
📚 Tefsir ibnu Kethir
Përktheu: Abdur-Rahman Mema
⁽¹⁾ {Ata thanë: “O Musa! Në atë tokë gjendet një popull i fortë dhe ne nuk do të hyjmë pa dalë ata e, nëse ata dalin, ne atëherë, me siguri do të hyjmë në të”} [el-Maideh: 22]