Pyetje drejtuar shejkh Ibnu Baz-it rahimehullah:
Cili është tefsiri i Fjalës së Allahut të Lartësuar:
{سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ} [الإسراء: 1]
{I lavdëruar është Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) për udhëtim natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë)…}
Dhe israja (bartja për udhëtim natën) u bë nga shtëpia e Ummu Hani-t?
Përgjigje:
Ky është prej argumenteve se emri el-Mesxhidu el-Haram (xhamia e shenjtë) thuhet për të gjithë haremin. Ky është prej argumenteve të mendimit të dytë se shumëfishimi i shpërblimit përfshin të gjitha pjesët e haremit; sepse Allahu thotë:
{سُبْحَانَ الَّذِي أَسْرَى بِعَبْدِهِ لَيْلًا مِنَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ} [الإسراء: 1]
{I lavdëruar është Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) për udhëtim natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë)…}
Dhe u bart për udhëtim natën nga shtëpia e Ummu Hani-t ose nga shtëpia e tij ﷺ -duke marrë parasysh mospërputhjen e mendimeve- dhe shtëpia e Ummu Hani-t nuk ishte brenda xhamisë, dhe me këtë mësohet se i gjithë haremi (territori i shenjtë) quhet el-mesxhidu el-haram.
Gjithashtu, Fjala e Tij xhel’le ue ala:
{هُمُ الَّذِينَ كَفَرُوا وَصَدُّوكُمْ عَنِ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَالْهَدْيَ مَعْكُوفًا أَنْ يَبْلُغَ مَحِلَّهُ} [الفتح: 25]،
{Ata janë të cilët mohuan dhe i penguan njerëzit nga el-Mesxhidu el-haram dhe (penguan) kafshët për kurban, që të arrinin në vendin e tyre} [el-Fet’h: 25]
U quajt harem i gjithë territori mesxhid (xhami) e shenjtë
Dhe Fjala e tij:
{وَٱلۡمَسۡجِدِ ٱلۡحَرَامِ ٱلَّذِی جَعَلۡنَـٰهُ لِلنَّاسِ سَوَاۤءً ٱلۡعَـٰكِفُ فِیهِ وَٱلۡبَادِۚ} [الحج: 25]،
{dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të për të gjithë njerëzit, për vendasit dhe ata që udhëtojnë drejt saj}
Ky është një përshkrim për të gjithë haremin.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema