Loading

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَیَقُولُ ٱلۡكَافِرُ یَـٰلَیۡتَنِی كُنتُ تُرَ ٰ⁠بَۢا}

{Dhe mosbesimtari thotë: i mjeri unë sikur të kisha qenë pluhur!}

[en-Nebe: 40]

D.m.th. mosbesimtari dëshiron që atë ditë të kishe qenë pluhur në dunja dhe të mos ishte krijuar e as të mos kishte dalë në jetë. Dhe kjo është kur ai sheh dënimin e Allahut dhe sheh punët e tij të këqija që janë shkruar nga duart e shkruesve të nderuar prej engjëjve.

Është thënë: se ai (njeriu) e dëshiron atë kur Allahu gjykon në mes kafshëve që kanë qenë në dunja dhe bën ndarjen në mes tyre me Gjykimin e Tij të drejtë, i cili nuk bën padrejtësi. Madje edhe dashi pa brirë do të hakmerret ndaj dashit me brirë.

Kur mbaron gjykimin në mes tyre u thotë atyre: khthehuni në pluhur dhe kthehen në pluhur.

Në këtë rast mosbesimtari thotë:

{یَـٰلَیۡتَنِی كُنتُ تُرَ ٰ⁠بَۢا}

{i mjeri unë sikur të kisha qenë pluhur!}

D.m.th. të kisha qenë kafshë dhe të kthehesha në pluhur.

Dhe me këtë kuptim ka ardhur në hadithin e njohur të Sur-it dhe në disa ethere nga ebu Hurejrete dhe Abdullah ibnu Amër dhe jo vetëm.

تفسير ابن كثير” (٨ /٣١٠-٣١١)، ت. سلامة” 📚

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: