Loading

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

ﻭَﻗَﺎﻝَ ﺍﻟَّﺬِﻳﻦَ ﻓِﻲ ﺍﻟﻨَّﺎﺭِ ﻟِﺨَﺰَﻧَﺔِ ﺟَﻬَﻨَّﻢَ ﺍﺩْﻋُﻮﺍ ﺭَﺑَّﻜُﻢْ ﻳُﺨَﻔِّﻒْ ﻋَﻨَّﺎ ﻳَﻮْﻣًﺎ ﻣِﻦَ ﺍﻟْﻌَﺬَﺍﺏِ

{Ata që ishin në Zjarr u thanë rojtarëve të Xhehenemit: Luteni Zotin tuaj që të na e lehtësojë dënimin qoftë edhe një ditë!} [Gafir: 49]

Thotë shejkh Ibnu Uthejmin rahimehullah:

Medito rreth këtij ajeti në disa aspekte:

Së pari, ata nuk iu lutën Allahut subhanehu ue te’ala, por kërkuan prej rojtarëve të Xhehenemit që t’i luteshin Allahut për ta, sepse Allahu pat thënë:

{ﺍﺧْﺴَﺌُﻮﺍ ﻓِﻴﻬَﺎ ﻭَﻟَﺎ ﺗُﻜَﻠِّﻤُﻮﻥِ}

{Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni!} [El-Mu’minun: 108]

Ata menduan se nuk e meritonin që t’i kërkojnë Allahut dhe t’i luten Atij, por menduan t’i luteshin me ndërmjetësim.

{ﺍﺩْﻋُﻮﺍ ﺭَﺑَّﻜُﻢْ ﻳُﺨَﻔِّﻒْ ﻋَﻨَّﺎ ﻳَﻮْﻣًﺎ ﻣِﻦَ ﺍﻟْﻌَﺬَﺍﺏِ}

{Luteni Zotin tuaj që të na e lehtësojë dënimin qoftë edhe një ditë!}

Së dyti, ata i thanë: “Luteni Zotin tuaj!” dhe nuk thanë: “Luteni Zotin tonë!”; kjo sepse fytyrat dhe zemrat e tyre nuk munden që të flasin duke ia shtuar vetes rububijen e Allahut, domethënë që të thonë: “Zoti ynë”, por ndihen të turpëruar dhe të poshtëruar dhe nuk mendojnë se e meritojnë që t’u shtohet rububija e Allahut, ndaj thanë: “Zotin tuaj”.

Së treti, nuk thanë: “Që të na e largojë dënimin”, por thanë: “Të na e lehtësojë”. Sepse ata janë të pashpresë për largimin e dënimit.

Së katërti, ata nuk thanë: “Të na e lehtësojë përgjithmonë dënimin”, por thanë: “Qoftë edhe një ditë”, pra, një ditë të vetme.

Dhe me këtë na bëhet e qartë se në çfarë gjëndjeje janë prej dënimit, turpërimit dhe poshtërimit!!!

ﻭَﺗَﺮَﺍﻫُﻢْ ﻳُﻌْﺮَﺿُﻮﻥَ ﻋَﻠَﻴْﻬَﺎ ﺧَﺎﺷِﻌِﻴﻦَ ﻣِﻦَ ﺍﻟﺬُّﻝِّ ﻳَﻨْﻈُﺮُﻭﻥَ ﻣِﻦْ ﻃَﺮْﻑٍ ﺧَﻔِﻲٍ

{Ti do t’i shohësh se si do të përballen me zjarrin të përulur nga poshtërimi dhe duke parë tinëzisht me bisht të syrit.}

Allahu na ruajttë prej tij (Xhehenemit)!

📚 تفسير ابن عثيمين” (١ /٣٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: