Njerëzit Ditën e Kijametit ndahen në tri kategori:
- Një kategori është ajo e atyre të cilët veprat e mira i kanë mbizotëruese mbi ato të këqijat. Këta nuk dënohen, por hyjnë në Xhennet.
- Një kategori tjetër është ajo e atyre të cilët të këqijat i kanë mbizotëruese mbi të mirat. Ata e meritojnë dënimin në varësi të të këqijave që kanë bërë, e më pas kalojnë në Xhennet.
- Kategoria e tretë është ajo e atyre të cilët veprat e mira dhe të këqija i kanë të barabarta. Pikërisht këta janë njerëzit e “el-E’araf”-it. Ata nuk janë as prej banorëve të Xhennetit e as prej banorëve të Zjarrit, por janë në një vend të lartë dhe të ngritur në “berzakh”. Shohin Zjarrin dhe Xhennetin dhe qëndrojnë në atë vend aq sa Allahu do dëshirojë. Në fund, edhe këta futen në Xhennet. Kjo është prej drejtësisë së përsosur të Allahut Subhanehu ue Te’ala, i Cili i jep çdo njeriu atë që meriton.
Kujt i mbizotërojnë veprat e mira mbi të këqijat, atëherë ai është prej banorëve të Xhennetit.
E nëse i mbizotërojnë veprat e këqija, dënohet në Zjarr aq sa Allahu të dëshirojë.
Kush i ka të barabarta veprat e mira dhe të këqija, atëhere ai është prej njerëzve të el-E’araf-it.
Lus Allahun që të më bëjë mua dhe juve prej banorëve të Xhennetit!
لقاء الباب المفتوح” (شربط ١٤) “📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema