Ka thënë hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë-:
Kanë thënë dijetarët: askush nuk e ka shkruar “bismi Lahir-Rahmanir Rahim” përpara Sulejmanit -alejhis selam-.
Ka thënë Mejmun ibnu Mihran: i Dërguari i Allahut ﷺ më përpara e shkruante: bismike Allahumme, derisa zbriti ky ajet dhe pastaj shkroi: {bismil-Lahir-Rahmanir Rahim}
📚 “تفسير ابن كثير”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema