إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰۤئكَتَهُۥ یُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِیِّۚ یَـٰۤأَیُّهَا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ صَلُّوا۟ عَلَیۡهِ وَسَلِّمُوا۟ تَسۡلِیمًا
{Vërtet, Allahu dhe engjëjt dërgojnë salat mbi Pejgamberin, o ju të cilët keni besuar dërgoni salat mbi të dhe përshëndeteni me selam} [el-Ahzab: 56]
Komentimi i ajetit:
Ka thënë imam el-Bukharij -rahimehullah-: Ka thënë ebul Aalijeh:
Salati i Allahut është: Lavdërimi i Tij për të tek engjëjt.
Salati i engjëjve është: lutja e tyre për të.
Ka thënë Ibnu Abbās -radij’Allahu anhuma-:
Dërgojnë salat: dmth i kërkojnë Allahut që ta bekojë.
Ka thënë ebu Isa et-Tirmidhij është përcjellë nga Sufjan eth-Theurij dhe jo vetëm prej njerëzve të dijes të cilët kanë thënë:
Salati i Zotit, dmth: mëshira.
Dhe Salati i ëngjëjve: kërkimi i faljes.
Qëllimi prej këtij ajeti është se: Allahu -subhaneHu- u tregoi robërve të Tij pozitën e robit të Tij dhe të Dërguarit të Tij te banorët që janë në lartësi se Ai e lavdëron atë tek engjëjt e Tij të afërt dhe se engjëjt luten për të.
Pas kësaj i Lartësuari urdhëroi banorët botës së poshtme që të dërgojnë salat dhe ta përshëndesin me selam, me qëllim që të bashkohet lavdërimi ndaj tij prej banorëve të të dyja botëve, asaj që është lart dhe asaj që është poshtë.
Ka thënë Ibnu Abbās -radij’Allahu anhuma-:
Benij Isra’il i thanë Musës -alejhis selām-: a lavdëron Zoti yt?
Zoti i tij e thirri: o Musa, të pyetën ty: a lavdëron Zoti yt?
Thuaji: po, vërtet Unë dhe engjëjt e Mi i lavdërojmë profetët dhe të Dërguarit e Mi.
Dhe Allahu -azze ue xhel’le- zbriti këtë ajet tek Profeti i Tij ﷺ:
إِنَّ ٱللَّهَ وَمَلَـٰۤئكَتَهُۥ یُصَلُّونَ عَلَى ٱلنَّبِیِّۚ یَـٰۤأَیُّهَا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ صَلُّوا۟ عَلَیۡهِ وَسَلِّمُوا۟ تَسۡلِیمًا
{Vërtet, Allahu dhe engjëjt dërgojnë salat mbi Pejgamberin, o ju të cilët keni besuar dërgoni salat mbi të dhe përshëndeteni me selam}
SubhaneHu ue te’ala na ka treguar se Ai i lavdëron robërit e Tij besimtarë në Fjalën e Tij:
یَـٰۤأَیُّهَا ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ ٱذۡكُرُوا۟ ٱللَّهَ ذِكۡرࣰا كَثِیرࣰا (41) وَسَبِّحُوهُ بُكۡرَةࣰ وَأَصِیلًا (42) هُوَ ٱلَّذِی یُصَلِّی عَلَیۡكُمۡ وَمَلَـٰۤئكَتُهُۥ لِیُخۡرِجَكُم مِّنَ ٱلظُّلُمَـٰتِ إِلَى ٱلنُّورِۚ وَكَانَ بِٱلۡمُؤۡمِنِینَ رَحِیمࣰا (43)
{O ju që keni besuar, përmendeni Allahun shumë, lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje. Ai është i Cili ju lavdëron ju po ashtu edhe ëngjëjt e Tij, që t’ju nxjerrë nga errësira në dritë dhe Ai është me besimtarët i Mëshirshëm} [El-Ahzab: 41-43]
Apo siç ka ardhur në hadith:
“Vërtet Allahu dhe engjëjt e Tij i lavdërojnë ata që falen në krahun e djathtë të safit (rreshtit)” [Transmetoi Ebu Daudi (676) & Ibnu Maxheh (1005]
Ka ardhur hadithe muteuatirah nga Pejgamberi ﷺ me urdhërin për t’i dërguar salat atij dhe mënyrën e salatit ndaj tij.
Përcjell el-Bukharij në komentin e këtij ajeti: nga Ke’ab ibnu Uxhrah se ka thënë:
E pyetën Sahabët Pejgamberin ﷺ dhe i thanë:
E kemi mësuar si të të japim selam, por duam të dimë si të të dërgojmë salavate?
Tha: thoni:
«Allahumme sal’li ala Muhamedin ue ala Eli Muhamedin, kema sal’lejte ala Eli Ibrahime inneKe Hamidun Mexhid».
تفسير ابن كثير” (٦ /٤٥٧)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema