Ka thënë Allahu i Lartësuar:
وَقَالَ الشَّيْطَانُ لَمَّا قُضِيَ الْأَمْرُ إِنَّ اللَّهَ وَعَدَكُمْ وَعْدَ الْحَقِّ وَوَعَدْتُكُمْ فَأَخْلَفْتُكُمْ ۖ وَمَا كَانَ لِيَ عَلَيْكُمْ مِنْ سُلْطَانٍ إِلَّا أَنْ دَعَوْتُكُمْ فَاسْتَجَبْتُمْ لِي ۖ فَلَا تَلُومُونِي وَلُومُوا أَنْفُسَكُمْ ۖ مَا أَنَا بِمُصْرِخِكُمْ وَمَا أَنْتُمْ بِمُصْرِخِيَّ ۖ إِنِّي كَفَرْتُ بِمَا أَشْرَكْتُمُونِ مِنْ قَبْلُ ۗ إِنَّ الظَّالِمِينَ لَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
{Kur të marrë fund çështja, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.}
Ka thënë el-Kurtubij -rahimehullah- në tefsirin e këtij ajeti:
Se iblisi do të qëndrojë Ditën e Kiametit si khatib në Xhehenem mbi një minber prej zjarri dhe do ta dëgjojnë të gjithë krijesat.
تفسير القرطبي” (٩ /٣٥٦)” 📚
Ka thënë hafizi bnu Kethiri -rahimehullah- në Tefsirin e Ajetit:
Allahu i Lartësuar na tregon rreth asaj me të cilën shejtani Allahu e mallkoftë u drejtohet pasuesve të tij, pasi Allahu ka gjykuar në mes robërve të Tij, duke i futur besimtarët në Xhennete dhe duke i strehuar jobesimtarët në shkallët më të ulta të Xhehenemit.
Në atë kohë çohet Iblisi Allahu e mallkoftë si khatib për t’i shtuar atyre mërzitje pas mërzitje dhe pikëllim pas pikëllimi dhe u thotë:
{Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë}
Dmth: në gjuhën e të Dërguarve të Tij ju premtoi shpëtimin dhe sigurinë me ndjekjen e tyre dhe ai ishte një premtim i vërtetë dhe lajm i vërtetë, ndërsa unë ju premtova por ju mashtrova, ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar:
{يَعِدُهُمْ وَيُمَنِّيهِمْ وَمَا يَعِدُهُمُ الشَّيْطَانُ إِلاَّ غُرُورًا}
{U premton atyre e i bën ata të shpresojnë dhe shejtani nuk premton tjetër vetëm se mashtrim}
Pastaj tha: {Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju}
Dmth: nuk kisha ndaj jush në atë që ju thirra as argumente dhe as fakte kundër të vërtetës që ju premtua {Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët} vetëm me kaq, ndërkohë që të Dërguarit ju sollën juve argumentet dhe faktet e sakta për vërtetësinë e asaj me të cilën u dërguan e ju i kundërshtuat ata dhe përfunduat ashtu siç jeni {Mos më fajësoni mua} sot, {por fajësoni vetet}, me të vërtetë gjynahu është i juaji, për shkak se i kundërshtuat argumentet dhe më pasuat mua vetëm se ju thirra për tek e kota.
{Unë nuk jam shpëtimtari juaj}
Dmth: nuk ju bëj dobi, as nuk ju shpëtoj dot dhe as ju liroj dot nga ajo në të cilën gjendeni.
{as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi}
Dmth: që të më bëni dobi, duke më shpëtuar aty ku gjendem prej dënimit dhe ndëshkimit.
{Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim)}
Ajo që është e dukshme nga konteksti i Ajetit është se kjo khutbeh prej iblisit është pasi ata të jenë futur në Zjarr.
تفسير ابن كثير” ٤ /٤٩٠، دار طيبة 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema