Loading

Ka transmetuar Ebush Shejkh nga Enesi se i Dërguari i Allahut ﷺ tha në lidhje me Fjalën e Tij

{Merreni këtë këmishën time}

«Se: kur Nemrudi e hodhi Ibrahimin në zjarr, zbriti Xhibrili tek ai me një këmishë prej Xhennetit dhe sixhade prej Xhennetit, ai i veshi këmishën e uli atë mbi sixhade dhe ul që të bisedojë me të.

Allahu i shpalli zjarrit në Fjalën e Tij:

{Bëhu i ftohtë dhe i sigurtë}

Nëse Ai nuk do të thoshte: “i sigurtë” do ta dëmtonte i ftohti»

Ka transmetuar Ebush Shejkh nga Ibnu Abbaasi -radij’Allahu anhu- “merfuan”:

Allahu e veshi Ibrahimin me një rrobe prej Xhennetit, Ibrahimi ja veshi Is’hakut dhe Is’haku ja veshi Ja’kubit, e mori atë Ja’kubi dhe e futi atë në një kallam prej hekuri dhe ja vari në qafë Jusufit, nëse vëllezërit e tij do ta dinin këtë kur e hodhën në pus do t’ja kishin marrë.

Kur Allahu deshi që ta kthejë Jusufin tek Ja’kubi, pati në mes ëndrrës së tij dhe shpjegimit 40 vite, e urdhëroi përgëzuesin që ta përgëzonte atë prej një largësie prej 8 ditësh udhëtim dhe Ja’kubi nuhati erën e tij dhe tha: {Unë vërtet po nuhas erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani të matufosur} kur ja hodhi në fytyrë ju kthye shikimi, nuk ka organ prej organeve të dunjasë nëse e prek atë diçka prej Xhennetit vetëm se e shëron atë me lejen e Allahut.

Ka transmetuar Abdur-Rezaak dhe el-Firjabij, Ahmedi në “ez-Zuhd”, ibnu Xherir, ibnul Mundhir, ibnu Ebij Hatim, Ebush Shejkh dhe ibnu Merdeuejh nga ibnu Abbaas -radij’Allahu anhuma- në fjalën e tij:

{Kur karvani i deveve u nis}, tha: kur doli karvani u ngrit era dhe i erdhi Ja’kubit aroma e këmishës së Jusufit dhe tha: {Unë vërtet po nuhas erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani të matufosur} të më merrni për të marrë, ai e nuhati aromën nga një largësi prej 8 ditësh udhëtim.

Ka transmetuar ibnu Ebij Hatim dhe Ebush Shejkh nga ai: se ka thënë: e nuhati aromën e tij nga një largësi prej 10 ditësh udhëtim.

Ka transmetuar ibnu Ebij Hatim në një këndvështrim tjetër nga ai se ka thënë: e nuhati aromën e tij nga një largësi prej 80 fersekh (1 fersekh = 4-6 km).

Ka transmetuar ibnu Xherir, ibnul Mundhir dhe ibnu ebij Hatim dhe Ebush Shejkh nga Sufjan se ka thënë: përgëzuesi ishte Jehudha ibnu Ja’kub.

Ka transmetuar ibnu Ebij Hatim nga el-Hasen se ka thënë: Kur erdhi përgëzuesi tek Ja’kubi dhe ja hodhi në fytyrë këmishën i tha: në çfarë feje e le Jusufin?

I tha: në Islam

Tha: tani u plotësua mirësia.

Ka transmetuar Ebu Ubejd, Se’id ibnu Mensur, ibnu Xherir, ibnul Mundhir, ibnu Ebij Hatim dhe Et-Tebaraanij nga ibnu Mes’ud -radij’Allahu anhu- në lidhje me Fjalën e Tij: {Do t’i kërkojë falje për ju Zotit tim} tha: me të vërtetë Ja’kubi e vonoi atë (kërkimin e faljes) për bijtë e tij që ta bënte atë që pa gdhirë.

Ka transmetuar ibnul Mundhir dhe ibnu Merdeuejh nga ibnu Abbaas se ka thënë: i vonoi ata deri para agimit se ai u falte që pa gdhirë.

Ka transmetuar ibnu Xherir dhe Ebush Shejkh nga ai se ka thënë: Ka thënë Pejgamberi ﷺ në lidhje me historinë e tij: “Ajo është fjala e vëllait tim Ja’kubit për bijtë e tij: do t’i kërkojë falje Zotit tim për ju” tha: kur të vijë nata e Xhumasë.

📚 فتح القدير” (٦٦/٣)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: