Loading

Ka përmendur imam ibnu Xherir (v. 310 h) -rahimehullah- në Tefsirin e tij se:

Ibnu Is’hak thoshte: ai ishte ILjãs bnu Jes’sij bni Finhaas bnil ‘Ajzaarij bni Haarun bni ‘Imran, vëllai i Musës (Harun bnu ‘Imran) Pejgamberit të Allahut -sal’Allahu alejhi ue sel’lem-.

Të tjerët veç tij kanë thënë: ai është Idrisi, është thënë se ky është mendimi i Abdullah bnu Mes’udit -radij’Allahu anhu-.

Transmetohet nga Abdullah bnu Mes’ud -radij’Allahu anhu- se ka thënë: “Idris-i është Iljas-i, ndërsa Israilu është Ja’kubi.

Ndërsa ekspertët e gjenealogjisë kanë thënë: Idrisi është gjyshi i Nuh bnu Lemke bnu Mut’ueshelekh bnu Ekhnukh, dhe Ekhnukhu është Idris bnu Jerid bnu Mehla’il.

Gjithashtu kjo është transmetuar nga Uehbu bnu Muneb’bih.

Ajo që thonë ekspertët e gjenealogjisë është me e ngjashme me atë që është saktë, sepse Allahu i Lartësuar në këtë ajet Nuhun e bëri prej pasardhësve të Idris-it.

Dhe tek njerëzit e dijes Nuhu është i biri i Idrisit dhe është e pamundur që gjyshi (Idrisi) i babait të Nuhut të konsiderohet prej pasardhësve të tij.

📚 (تفسير الطبري” (١١ /٥٠٩ – ٥١٠”

Ka thënë gjithashtu ibnu Xherir -rahimehullah -:

Ekspertët e leximit të Kur’anit kanë rënë në mospërputhje në lidhje me leximin e Fjalës së Tij:

{سلام على إل ياسين}

Thanë disa: se ai është emri i ILjaas-it dhe thanë: se ai thirrej me dy emra: ILjaas dhe IL jaasijn, ashtu si Ibraahim dhe Ibraahaam.

Transmetohet nga es-Sud’dij se ka thënë në lidhje me IL jaasijn: se ai është ILjaas-i.

Abdullah bnu Mes’ud -radij’Allahu anhu- thoshte se: ILjas-i është Idris-i dhe ajetin e lexonte:

“وإن إدريس لمن المرسلين”

“Me të vërtetë Idris-i ishte prej të dërguarve”

Dhe tek Ajeti tjetër:

“سلام على إدريس”

“Selami qoftë mbi Idris-in”

📚 (تفسير الطبري” (٢١ /١٠١-١٠٤”

Ka përmendur esh-Sheukanij -rahimehullah- në Tefsirin e tij se:

Është thënë se ILjaas-i është Idris-i, dhe kjo nuk është e saktë, sepse Idris-i është gjyshi i Nuhut, ndërsa ILjaas-i është prej pasardhësve të tij.

Është thënë se ILjaas-i është el-Khidr.

Është thënë: jo, përkundrazi Eljese’a është el-Khidr.

📚 (فتح القدير” (٢ /١٥٦”

Dhe në një vend tjetër ka thënë:

Transmetohet nga Muxhahid se ka thënë: u ngrit Idris (në qiell), ashtu siç u ngrit Isa dhe nuk vdiq.

Transmetohet nga Ibnu Mes’ud -radij’Allahu anhu- se ka thënë: Idris-i është ILjaas-i, Es-Sujutij e ka vlerësuar si Hasen.

📚 (فتح القدير” (٣ /٤٠٣”

Komentatorët e Kur’anit kanë thënë: ai ka qenë pejgamber prej pejgamberëve të benij israil, historia e tij me popullin e tij është e njohur.

Është thënë se ai është ILjaas bnu Jes’sij, nipi i Haarun-it vëllait të Musës.

Ka thënë Is’hak dhe të tjerë veç tij: ILjaas-i mori në dorë çështjet e benij Isra’il pas Jush’a.

Është thënë se ai është Idris-i, por mendimi i parë është më i saktë.

Transmetohet nga Ibnu Abbaas -radij’Allahu anhu- se Pejgamberi -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- ka thënë: “el-Khidr është ILjaas-i” e ka shënuar el-Hakim dhe e ka vlerësuar si hadith sahih, si dhe El-Bejhakij në “Dalail en-Nubua”.

📚 (فتح القدير” (٤ /٤٦٩-٤٧٣”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: