Loading

Thotë Allahu i Lartësuar:

{وَإِذۡ قَالَ مُوسَىٰ لِقَوۡمِهِۦۤ إِنَّ ٱللَّهَ یَأۡمُرُكُمۡ أَن تَذۡبَحُوا۟ بَقَرَةࣰۖ}

{Kujto kur Musai i tha popullit të vet: “Me të vërtetë, Allahu ju urdhëron të therni një lopë!”} [el-Bekareh: 67]

Hafizi ibnu Kethir përcjellë nga es-Suddij -Allahu e mëshiroftë- se në lidhje me këtë ajet ka thënë:

Ishte një burrë prej benij israilëve që kishte shumë pasuri dhe ai kishte një vajzë dhe kishte djalin e të vëllait në nevojë. Djali i vëllait i kërkoi dorën e vajzës së tij për nuse, mirëpo ai refuzoi që ta martonte me të. Djali u zemërua dhe tha: pasha Allahun do ta vras xhaxhanë tim, do t’ia marrë pasurinë, do të martohem me vajzën e tij dhe do të ha prej parave që do jepen për shpagimit e larjes së gjakut.

Ai shkoi te xhaxhai, sepse te disa fise të benij israilëve kishin ardhur tregtarët, dhe i tha: o xhaxha, eja me mua dhe merr nga tregtia e atyre njerëzve ndoshta përfitoj ndonjë gjë prej saj, sepse nëse ata të shohin me mua do të më japin.

Doli xhaxhai së bashku me nipin gjatë natës, kur mbërritën tek ai fisi, nipi e vrau xhaxhanë dhe më pas u kthye te familja e tij. Kur u gdhi, erdhi dhe po hiqej sikur po kërkonte xhaxhanë e tij, sikur nuk e dinte se ku ishte por nuk e gjeti. Më pas u nis drejt vendit ku e kishte vrarë dhe pa që njerëzit e atij fisi ishin mbledhur përreth tij dhe u tha: e vratë xhaxhanë tim, ndaj më jepni lekët e gjakut dhe filloi të qajë e t’i hidhte dhe kokës duke thirrur: o i mjeri xhaxha!

Ai e ngriti çështjen te Musa -alejhis selām- dhe ai gjykoi që ata t’i jepnin lekët gjakut. Ata i thanë: o i Dërguari i Allahut, lute Allahun që ta na e zbulojë vrasësin dhe të merret në përgjegjësi, se pasha Allahun lekët e gjakut për ne janë diçka e lehtë, mirëpo kemi turp të fajësohemi për vrasjen e tij, ky është kuptimi i Fjalës së Tij:

{وَإِذۡ قَتَلۡتُمۡ نَفۡسࣰا فَٱدَّ ٰ⁠رَ ٰٔۡ ⁠تُمۡ فِیهَاۖ وَٱللَّهُ مُخۡرِجࣱ مَّا كُنتُمۡ تَكۡتُمُونَ}

{Dhe, pasi vratë një njeri e u grindët me njëri-tjetrin në lidhje me të, Allahu e nxori në shesh atë që fshihnit ju.}

Musa -alejhis selām- u tha:

{ﺇِﻥَّ اﻟﻠَّﻪَ ﻳَﺄْﻣُﺮُﻛُﻢْ ﺃَﻥْ ﺗَﺬْﺑَﺤُﻮا ﺑَﻘَﺮَﺓً}

{Me të vërtetë Allahu ju urdhëron të therni një lopë}

Ata i thanë: ne të pyesim për të vrarin se kush e vrau kurse ti thua: therni një lopë, a po tallesh me ne?!

{ﻗَﺎﻝَ ﺃَﻋُﻮﺫُ ﺑِﺎﻟﻠَّﻪِ ﺃَﻥْ ﺃَﻛُﻮﻥَ ﻣِﻦَ اﻟْﺠَﺎﻫِﻠِﻴﻦَ}

{Ai tha: Kërkoj mbrotje tek Allahu nga të qënurit prej injorantëve}

Pasi hafizi ibnu Kethir përcolli disa transmetime në lidhje me këtë ngjarje dhe në fund tha:

Të gjitha këto tekste nga Ubejdeh, nga ebu Alijeh, nga es-Suddij dhe jo vetëm, kanë pak mospërputhje, ajo që duket është se ato janë marrë nga librat e benij israilëve, këto janë prej atyre gjërave që lejohet përcjellja e tyre, mirëpo ne as nuk i besojmë dhe as nuk i përgënjeshtrojmë. Për këtë arsye ne nuk bazohemi tek ato përveç atyre gjërave që përputhen me të vërtetën që gjendet te ne dhe Allahu e di më së miri.

📚 Tefsir ibni Kethir

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: