Loading

Ka përcjellë hafizi ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e tij nga ibnu Abbasi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-

Se ka thënë në lidhje me ajetin:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ خَرَجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ الْمَوْتِ

{A nuk mendon (o Muhamed) për ata që ikën me mijëra nga qytetet e tyre nga frika e vdekjes. Allahu u tha atyre “Vdisni!” pastaj, i ringjalli ata.}

Ata ishin 4 mijë vetë, të cilët dolën për të shpëtuar nga murtaja dhe thanë: shkojmë në një vend ku nuk ka vdekje, derisa mbërritën në filan vend, Allahu u tha: vdisni dhe vdiqën, një profet prej profetëve kaloi pranë tyre dhe luti Zotin e tij që t’i ringjallë ata dhe Ai i ringjalli, ky është kuptimi i Fjalës së Tij -azze ue xhel’le-:

أَلَمْ تَرَ إِلَى الَّذِينَ خَرَجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَهُمْ أُلُوفٌ حَذَرَ الْمَوْتِ

Më shumë se një nga selefët kanë përmendur se ata njerëz ishin banorë të një vendi në kohën e benij israil, ju rëndua jetesa në vendin e tyre dhe i goditi një epidemi e madhe, kështu që dolën në shkretëtirë për t’i shpëtuar vdekjes, zbritën në luginën Ufejh dhe kur ishin në mes të saj, Allahu dërgoi dy engjëj, njërin prej tyre nga poshtë luginës dhe tjetrin nga sipër saj dhe me një britmë të tyre të vetme ata vdiqën të gjithë përnjëherësh…, pas një kohe kaloi pranë tyre një profet prej profetëve të benij israil që quhej: Hizkil, ai luti Allahun që t’i ringjallë ata për shkak të tij dhe Ai ja pranoi lutjen dhe e urdhëroi atë që të thotë: o ju kocka të dekompozuara, Allahu ju urdhëron që të mblidheni dhe u mblodhën kockat në çdo trup me njëra-tjetrën, pastaj e urdhëroi atë dhe thirri: o ju kocka Allahu ju urdhëron që të mbështilleni me mish, nerva dhe lëkurë.

Kjo po ndodhte dhe ai duke e vështruar atë, më pas Ai e urdhëroi atë dhe thirri: o ju shpirtëra, Allahu ju urdhëron që çdo shpirt të kthehehet në trupin që ka qenë dhe ata u ngritën të gjallë duke parë që Allahu i ringjalli pas një gjumi të gjatë dhe ata duke thënë: “subhaneke, Allahumme rabbena bihamdike, la ilahe il-la Ente.”

📚 تفسير ابن كثير

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: