Allahu i Lartësuar thotë:
﴿الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَوَاتِ وَالْأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا أُولِي أَجْنِحَةٍ}
{Lavdërimi i takon Allahut, krijuesit të qiejve dhe të Tokës, i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë.}
Ka thënë Katadeh dhe Mukātil-i: disa nga ata kanë dy krahë, e disa të tjerë tre krahë, e disa të tjerë katër krahë dhe Ai i shton krijimit të Tij ç’të dëshirojë.
Ibnu Mes’udi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- në lidhje me ajetin:
{لَقَدْ رَأَى مِنْ آيَاتِ رَبِّهِ الْكُبْرَى}
{Ai pa prej shenjave të mëdha të Zotit të tij}
tha: ai pa Xhibrilin -alejhis selām- në pamjen e tij të vërtetë, i cili kishte 600 krahë.
📚 Tefsir el-Begauij
Ka thënë el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:
Kjo dmth se engjëjt kanë krahë, me këto ata fluturojnë me shpejtësi marramendëse, më shpejt sesa xhinnët. Argument për këtë është se ifriti prej xhinnëve i tha Sulejmanit -alejhis selām- kur ai tha:
{Kush nga ju ma sjell fronin e saj përpara se ata të vinë tek unë muslimanë. Ifriti prej Xhinëve tha: unë do të ta sjell atë përpara se të ngrihesh nga vendi yt}
Sulejmani ngrihej nga vendi i tij në një kohë të caktuar.
{Ai që kishte dijen e Librit tha: unë do të ta sjell atë sa ta hapësh e mbyllësh sytë}
Dijetarët kanë thënë: ai që kishte dijen e Librit dinte Emrin më Madhështor të Allahut dhe se ai iu lut Allahut me atë emër dhe engjëjt e mbartën fronin e saj dhe e vendosën para Sulejmanit.
Kjo tregon se ëngjëjt janë më të shpejtë sesa xhinnët, dhe nuk ka dyshim se ata janë më të shpejtë dhe më të fuqishëm. Ata kanë krahë me të cilat fluturojnë me një shpejtësi të madhe marramendëse.
Xhibrili -alejhis salatu ues selām- ka 600 krahë, çdo krahë i tij ka një fuqi të madhe për mbartje dhe fluturim. E si mund të jetë shpejtësia e tij? Nuk ka dyshim që është një shpejtësi tejet marramendëse. Sepse, nëse ne tani shohim aeroplanët e shpejtë me krahët e tyre dhe me turbinat të cilat fusin ajrin që mbartin aeroplanin, nuk e arrinë këtë shpejtësi as edhe një të dhjetën, e pavërësisht kësaj ato ngjiten lart me shpejtësi të madhe dhe në lartësi të mëdha. Ndërsa Xhibrili -alejhis salātu ues selām- ka 600 krahë që mbuluan të gjithë horizontin. E gjithë kjo tregon se ata kanë shpejtësi tejet marramendëse.
📚 Tefsir ibni Uthejmin
Përktheu: Abdur-Rahman Mema