Loading

Pyetje drejtuar Komisionit të Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetva

Pyetje: Një person pranoi islamin në vitin 1974, është i martuar dhe dëshiron të di cilin nga bijtë e mikut të Tij Ibrahimit -alejhis salatu ues selaam- Allahu urdhëroi për ta flijuar, a ishte i biri i tij Ismaili apo i biri i tij Is’haku -alejhimas salãtu ues selãm-?

Përgjigje: prej sunnetit të Allahut të Lartësuar është se Ai i sprovon njerëzit e Tij, që të dallohet i miri nga i keqi, dhe ngre në pozita të larta prej pejgamberëve dhe të dashurve të Tij kë dëshiron dhe si dëshiron, që t’i pastroj ata të cilët besuan dhe t’i shkatërroj atë të cilët mohuan dhe prej atyre sprovave ndaj tyre ishte sprova e mikut të Tij Ibrahimit -alejhis salaatu ues selaam-, dhe ishte kjo një shembull i përsosur në kryerjen e të gjitha atyre gjërave që e obligoi Zoti i tij me to.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{Kur Zoti i tij e sprovoi Ibrahimin me disa urdhërime të cilat ai i plotësoi, Allahu i tha: Unë do të bëj ty prijës të njerëzve, po pasardhësit e mi -pyeti ai, Allahu tha: Premtimi Im nuk i përfshin të padrejtët}

dhe Allahu i Lartësuar e lëvdoi atë me Fjalën e Tij:

{Dhe Ibrahimi, i cili i plotësoi detyrimet}

Dhe prej atyre sprovave me cilat Allahu e sprovoi Ibrahimin ishte edhe flijimi i birit të tij që ai pa në ëndërr, dhe ëndrrat e të dërguarve janë të vërteta, andaj Ibrahimi miku i ngushtë i Allahut vendosi të çoj në vend atë që kishte parë në ëndërr; duke iu bindur Urdhrit të Zotit të tij dhe plotësimin e tij dhe ia parashtroi këtë urdhër birit të tij, i cili e pranoi atë, e ndërsa ata të dy iu nënshtruan Allahut, Ibrahimi bëri çdo shkak që kishte në dorë për të kryer këtë flijim, Allahu e nderoi atë dhe të birin e tij dhe e zevendësoi atë me një kurban të madh dhe e përjetësoi përgjithmonë lavdërimin për mikun e Tij të ngushtë dhe e përgëzoi atë me Is’hakun, Pejgamber prej njerëzve të mirë dhe e bekoi atë dhe Is’hakun -alejhimas selaam-.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{Ai tha: “unë po shkoj te Zoti im. Ai do të më udhëzojë”. 100- O Zoti im dhuromë një fëmijë prej të mirëve!”. 101- Dhe Ne i dhamë lajmin e gëzuar për një djalë të butë! 102- Kur fëmija u rrit aq sa ta ndihmonte në punë, Ibrahimi i tha: “O biri im, kam parë në ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?”- I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!” 103- Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri me ballë përtokë. 104- Ne e thirrëm: “O Ibrahim, 105- ti e përmbushe ëndrrën”. Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët! 106- Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë! 107- Dhe ne e zëvendësuam atë me një kurban të madh 108- dhe i lamë atij kujtim të mirë në brezat e ardhshëm. 109- “Paqja qoftë mbi Ibrahimin!” 110- Ja, kështu, Ne i shpërblejmë punëmirët. 111- Ai ka qenë vërtet një nga robërit Tanë besimtarë. 112- Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is’hakut, pejgamber prej njerëzve të mirë. 113- Dhe Ne e bekuam atë dhe Is’hakun dhe prej pasardhësve të tyre ka të atillë që janë punëmirë dhe prej atyre që e kanë ngarkuar dukshëm veten me gjynahe}.

Këto ajete flasin për çështjen e atij që do flijohej në historinë e babait të tij Ibrahimit -alejhis selãm-. Dhe Ibrahimi kishte dy djem: Ismailin dhe Is’hakun, kush prej atyre të dyve ishte kurbani Ismaili apo Is’haku -alejhimas selãm-? Nuk ka ardhur një tekst i qartë në lidhje me emrin e tij apo caktimin e tij që të ndërpresë këtë mosmarrëveshje; për këtë janë kundërshtuar mes vete njerëzit e biografive, historisë dhe tefsirit për caktimin e tij.

Një grup prej tyre kanë thënë: se ai është Ismaa’ili; sepse ai lindi pas largimit të tij (Ibrahimit) nga populli i tij për në Shaam, dhe ishte i vetmi fëmijë i tij në atë kohë, dhe ai ishte në Mekë, që është dhe vendi i ngjarjes dhe Allahu e cilësoi atë me maturi dhe durim, duke shtuar se ngjarja e flijimit fillon me lajmin e mirë se ai është djalë i butë dhe e përfundoi me lajmin e mirë për lindjen e Is’hakut, pra nuk ishte flijmi që u përmend në fillim të ngjarjes.

✔ Mendimi më i saktë është se ai ishte Ismaa’ili. Për shkak të dëshmive që përmendëm më sipër.

Shumë prej njerëzve të feve të tjera, të biografive dhe historisë kanë thënë: se ai ishte Is’haku, sepse me të u përgëzua Ibrahimi dhe Sarah pas largimit të Ibrahimit nga babai dhe populli i tij, ashtu siç është përmendur në Suren Merjem, Hud, el-Hixhër, edh-Dharijãt, andaj ai është për qëllim me djalin e butë si përgëzim në suren Es-Saafaat dhe si rrjedhojë ai është kurbani që do flijohej.

Rrugëzgjidhja për këtë është e thjeshtë, pasi kjo është çështje ixhtihadijeh dhe njohja se kush ishte ai nuk është e domosdoshme dhe nuk përbën ndonjë rrezik për akiden mosnjohja e tij, dhe nuk ka ndonjë ndikim në jetën përditshme të njerëzve, kushdo që të ketë qenë ai nga bijtë e Ibrahimit, tek ai dhe i biri i tij ishte një mësim për njerëzit dhe ata të dy janë shembuj të durimit gjatë sprovës dhe të dhënies përparësi bindjes ndaj Allahut të Lartësuar edhe nëse ajo është gjëja më e shtrenjtë për njeriun, qoftë edhe veten e tij dhe kjo nuk ua ul vlerat atij që nuk ka qenë për t’u flijuar, ashtu siç nuk ia ul vlerat shumë prej të dërguarve dhe lajmëtarëve të cilëve nuk u ka ndodhur kjo sprovë.

Por u zhytën në të një grup kërkuesish për shkak të dëshirës për hulumtim dhe kërkim, ashtu siç e cekëm nuk ka një tekst të saktë dhe të qartë në lidhje me këtë temë, andaj ata u kundërshtuan rreth ixhtihadit dhe qëllimit të mirë ose për shkak të fanatizmit dhe dashakeqësisë.

E sakta është se ishte Ismaa’ili siç e përmendëm; sepse ai duket më i qartë nga Ajetet Kur’anore, sidomos ato të sures Es-Saafaat të cilat i cituam më sipër.

Dhe me Allahun qëndron suksesi, ue sal Allahu ala nebijjina Muhamed ue Elihi ue sahbihi ue sel’lem.

📚 “Feteual Lexhnetil Daimeh” Fetvaja nr. 4797 (4/289-292).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: