Loading

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

{وَقَالَ رَجُلࣱ مُّؤۡمِنࣱ مِّنۡ ءَالِ فِرۡعَوۡنَ یَكۡتُمُ إِیمَـٰنَهُۥۤ أَتَقۡتُلُونَ رَجُلًا أَن یَقُولَ رَبِّیَ ٱللَّهُ وَقَدۡ جَاۤءَكُم بِٱلۡبَیِّنَـٰتِ مِن رَّبِّكُمۡۖ} [غافر: 28]

{Por një njeri besimtar nga të afërmit e Faraonit, i cili e fshihte besimin e vet, tha: vallë do të vrisni një njeri vetëm pse thotë: Allahu është Zoti im, ndërkohë që ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj} [Gaafir: 28]

Njeriu besimtar që është përmendur në këtë ajet është po ai person që i tha Musait -alejhi selam-: {aty erdhi një njeri, duke nxituar prej skajit më të largët të qytetit dhe tha: O Musa paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj largohu sepse unë jam prej atyre që të duan të mirën} [el-Kisas: 20]

Ka përmendur Ibnu Kethiri në tefsirin e tij fjalën Ibnu Xhurrejxh -rahimehullah- nga ibnu Abbasi -radijAllahu anhuma- se ka thënë:

“Nuk besoi nga të afërmit e Faraonit, përveç këtij njeriu dhe gruas së Faraonit, dhe ai njeri besimtar është ai i cili i tha Musait- alejhi selam-: {O Musa paria është mbledhur e po bisedon për të të vrarë, prandaj largohu sepse unë jam prej atyre që të duan të mirën} [el-Kisas: 20].

📚 “Tefsirul Kur’anil Adhijm” (7/140)

Ibnu Feurak në tefsirin e tij dhe jo vetëm, gjithashtu ka përmendur fjalën Es-Suddijju -rahimehullah- se ka thënë për njeriu besimtar nga të afërmit e Faraonit: se ai ishte djali i xhaxhait të tij.

📚 “Tefsir ibën Feurak” (2/354), “Tefsirul Kur’anil Adhijm” (7/140), “el-Xhami’ul Ahkamul Kur’an (15/306)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: