Loading

Allahu i Lartësuar ka thënë:

{ضَرَبَ ٱللَّهُ مَثَلࣰا لِّلَّذِینَ كَفَرُوا۟ ٱمۡرَأَتَ نُوحࣲ وَٱمۡرَأَتَ لُوطࣲۖ كَانَتَا تَحۡتَ عَبۡدَیۡنِ مِنۡ عِبَادِنَا صَـٰلِحَیۡنِ فَخَانَتَاهُمَا فَلَمۡ یُغۡنِیَا عَنۡهُمَا مِنَ ٱللَّهِ شَیۡـࣰٔا وَقِیلَ ٱدۡخُلَا ٱلنَّارَ مَعَ ٱلدَّ ٰ⁠خِلِینَ}

{Allahu ka sjellë si shembull për ata që nuk besojnë, gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato ishin të martuara me dy nga robtë Tanë të ndershëm dhe i tradhtuan ata…} [et-Tahrim: 10]

Ka përmendur esh-Sheukanij -rahimehullah- në tefsirin e tij në lidhje me tradhëtinë e përmendur në këtë ajet disa mendime të dijetarëve që janë si vijon:

1- ‘Ikrimeh dhe ed-Dahhãk kanë thënë: i tradhtuan ata duke bërë kufër.

2- Është thënë se tradhëtia e gruas së Nuhut -alejhis selam- ishte: se ajo u thoshte njerëzve se ai është i çmendur, ndërsa tradhëtia e gruas së Lutit -alejhis selam- ishte se njoftoi popullin e tij për miqtë e tij.

3- Është thënë se: tradhëtia e tyre ishte hipokrizia.

4- Është thënë se: tradhëtia e tyre ishin thashethemet.

Dijetarët kanë mendim unanim se asnjë grua pejgamberi nuk ka bërë zina në mënyrë absolute.

📚 فتح القدير” (٥ /٣٠٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: