Komentimi i Ajetit:
وَقَالَ یَـٰبَنِیَّ لَا تَدۡخُلُوا۟ مِنۢ بَابࣲ وَ ٰحِدࣲ وَٱدۡخُلُوا۟ مِنۡ أَبۡوَ ٰبࣲ مُّتَفَرِّقَةࣲۖ وَمَاۤ أُغۡنِی عَنكُم مِّنَ ٱللَّهِ مِن شَیۡءٍۖ إِنِ ٱلۡحُكۡمُ إِلَّا لِلَّهِۖ عَلَیۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَعَلَیۡهِ فَلۡیَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ
{O bijtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme. Unë nuk mund të largoj prej jush asgjë nga (ajo që ju ka caktuar) Allahu! Se pushteti i përket vetëm Allahut. Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)”!} [Jusuf: 67]
Ka thënë hafizi ibnu Kethir (v. 774 h) -Allahu e mëshiroftë-:
Allahu thotë duke treguar rreth Ja’kubit -alejhis selam-: se ai i porositi bijtë e tij, kur i përgatiti ata bashkë me Benjaminin për të shkuar në Egjipt që të mos futen të gjithë nga një portë e vetme, por të futen nga porta të ndryshme, vërtet ai, siç ka thënë ibnu Abbās, Muhamed ibnu Ka’ab, Muxhāhidi, ed-Dahhāk, Katadeh dhe es-Suddij: kishte frikë për ta se mos i merrnin në mësysh për shkak të bukurisë së tyre. Me të vërtetë, syri është hak e hedh kalorësin nga kali i tij.
Ka transmetuar ibnu ebij Hātim nga Ibrahim en-Nekhaij në lidhje me Fjalën e Tij:
وَٱدۡخُلُوا۟ مِنۡ أَبۡوَ ٰبࣲ مُّتَفَرِّقَةࣲۖ
{nga porta të ndryshme}
Tha: ai e dinte se Jusufi do t’i takonte vëllezërit e tij në një prej portave.
📚 تفسير ابن كثير
Ka thënë el-Kurtubij (v. 671 h) -Allahu e mëshiroftë- në “el-Xhamiu li Ehkamil Kur’an” (9/226):
I porositi ata që të mos hynë në Egjipt nga e njëjta portë dhe Egjipti kishte katër porta, ai druhej për ta nga mësyshi, për shkak se ata ishin 11 burra të një burri të vetëm dhe për shkak të bukurisë, përsosmërisë dhe fuqisë së tyre.
Nëse ky është kuptimi i Ajetit, atëherë në këtë ka argument për ruajtjen nga mësyshi dhe mësyshi është hak, ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:
“Me të vërtetë, syri e fut njeriun në varr dhe devenë në kazan”
Prej kërkimit të mbrojtjes është fjala e tij -alejhis selam-:
“أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّةِ مِنْ كُلِّ شَيْطَانٍ وَهَامَّةٍ وَمِنْ كُلِّ عَيْنٍ لَامَّةٍ”
“Eudhu bi KelimātiL-lahi et-Tēmmeti min kuli shejtanin ue hammetin ue min kul’li ajnin lāmmetin.”
“O Allah, unë kërkoj mbrojtje me Fjalët e Tua të përsosura nga çdo shejtan dhe çdo insekt helmues dhe nga çdo sy ziliqar.”
Ka thënë el-al’lameh Muhamed Emin esh-Shinkitij (v. 1393 h) -Allahu e mëshiroftë- në “Eduaul Bejān” gjatë shpjegimit të sures “Merjem” (3/339):
Dhe ajo që e qartëson se bërja e shkaqeve nuk e kundërshton mbështetjen tek Allahu është Fjala e të Lartësuarit për Jakubin:
{یَـٰبَنِیَّ لَا تَدۡخُلُوا۟ مِنۢ بَابࣲ وَ ٰحِدࣲ وَٱدۡخُلُوا۟ مِنۡ أَبۡوَ ٰبࣲ مُّتَفَرِّقَةࣲۖ}
{O bijtë e mi, mos hyni nga e njëjta portë (e qytetit), por nga porta të ndryshme}
Shiko se si e bëri bashkimin në mes bërjes së shkakut në Fjalën e Tij:
{لَا تَدۡخُلُوا۟ مِنۢ بَابࣲ وَ ٰحِدࣲ}
{mos hyni nga njëjta portë}
dhe në mes mbështetjes tek Allahu në Fjalën e Tij:
{عَلَیۡهِ تَوَكَّلۡتُۖ وَعَلَیۡهِ فَلۡیَتَوَكَّلِ ٱلۡمُتَوَكِّلُونَ}
{Tek Ai mbështetem unë dhe tek Ai le të mbështeten ata që dëshirojnë të jenë të mbështetur (tek Allahu)!}
Allahu është i Aftë që t’i lëshonte asaj hurma të njoma pa e shkundur fare trungun e pemës, mirëpo Ai e urdhëroi atë që të bëjë shkaqet për t’i rrëzuar ato, duke shkundur trungun e pemës.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema