Loading

{لَا يَحْزُنُهُمُ الْفَزَعُ الْأَكْبَرُ}

{Ata nuk do t’i brengosë tmerri më i madh…}

Imam el-Bagauij -Allahu e mëshiroftë- thotë

Ibnu Abbas-i -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- thotë:

{الْفَزَعُ الْأَكْبَرُ}

është fryrja e fundit (e surit). Argument është Fjala e Tij
azze ue xhel’le:

{وَيَوْمَ يُنْفَخُ فِي الصُّورِ فَفَزِعَ من في السموات ومن فِي الْأَرْض}

{Dhe Ditën kur të fryhet në Sur, do tmerrohet çdokush që gjendet në qiej e në Tokë…} [en-Neml: 87]

Në lidhje me “الفزع الأكبر”, Hasen (el-Basrī) -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Kur të urdhërohet ai që është banor i Zjarrit që të hidhet në të.

Ibnu Xhurejxhi thotë: kur të theret vdekja dhe të thirret: o banorë të Xhennetit, do ketë përjetësi dhe nuk do ketë më vdekje; dhe o banorë të Zjarrit, do ketë përjetësi dhe nuk do ketë më vdekje!

Sa’id ibnu Xhubejri dhe ed-Dahhāku kanë thënë: kur Xhehennemi t’i ketë rrethuar nga të gjitha anët; dhe kjo pasi Allahu të ketë nxjerrë atë që dëshiron prej tij.

Sa për Fjalën e Tij

{إِلَّا مَن شَاۤءَ ٱللهُ}

{…përveç atij që Allahu dëshiron…} [en-Neml: 87], dijetarët kanë pasur mospërputhje mendimesh në lidhje me këtë përjashtim (për pjesën “përveç atij që Allahu dëshiron”): është transmetuar nga Ebu Hurejreh -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ e pyeti Xhibrilin për Fjalën e Tij

{إِلَّا مَن شَاۤءَ ٱللهُ}

{…përveç atij që Allahu dëshiron…} dhe ai tha: ata janë dëshmorët, shpatat e të cilëve janë të varura përreth Arshit.

Transmetojnë Sa’id ibnu Xhubejri dhe ‘Atau nga Ibnu Abbasi -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- që ky të ketë thënë: ata janë dëshmorët, sepse ata janë të gjallë te Zoti i tyre dhe nuk u vjen vdekja.

Dhe në disa ethere ka ardhur: dëshmorët janë të përjashtuarit e Allahut azze ue xhel’le.

El-Kelbī dhe Mukatil kanë thënë: të përjashtuarit janë: Xhibrili, Mikaili, Israfili dhe engjëlli i vdekjes; nuk mbetet askush tjetër pas fryrjes së surit përveç këtyre të katërve. Më pas, Allahu ia merr shpirtin Mikailit; pas tij ia merr Israfilit; pas tij ia merr engjëllit të vdekjes dhe pas tij ia merr Xhibrilit. Ai që vdes i fundit është Xhibrili alejhis selam.

Është transmetuar se Allahu i thotë engjëllit të vdekjes (kuptimi shqip i Fjalës së të Lartësuarit): merrja shpirtin Israfilit! Më pas i thotë: kush ka mbetur, o engjëll i vdekjes?

(Engjëlli thotë:) I Pastër nga të metat je, o Zoti im! Kanë mbetur Xhibrili, Mikaili dhe engjëlli i vdekjes. Ai i thotë: merrja shpirtin Mikailit! Dhe ai ia merr dhe mbetet si një mal i madh.

Ai i thotë kush ka mbetur?

Ai (engjëlli i vdekjes) i thotë: i Pastër nga të metat je, o Zoti im! Kanë mbetur Xhibrili dhe engjëlli i vdekjes.

Ai i thotë: vdis, o engjëll i vdekjes! Dhe ai vdes.

Ai thotë: kush ka mbetur, o Xhibril?

Ai i thotë: o Posedues i Madhështisë dhe Nderit, ka mbetur Fytyra Jote e Përhershme. Ka mbetur edhe Xhibrili, i cili vdes dhe venitet!

Ai thotë: ti duhet të vdesësh patjetër! Ai bie në sexhde duke rrahur krahët e tij.

Transmetohet se vlera e krijimit të tij (Xhibrilit) krahasuar me vlerën e Mikailit është sa një mal i madh krahasuar me një kodër prej kodrave.

Transmetohet se me katër engjëjt mbeten edhe engjëjt që mbajnë Arshin. I merren shpirtrat Xhibrilit dhe Mikailit e pastaj bartësve të Arshit; më pas merret shpirti i Israfilit dhe në fund shpirti i engjëllit të vdekjes.

(Thotë imam el-Bagauij): na ka treguar Ebu Abdullah Muhamed ibnul Fadël el-Kharakij nga Ebul Hasen Alī ibnu Abdullah et-Tajsefūnī nga Abdullah ibnu Alī el-Xheuherī nga Ahmed ibnu Alì el-Kushmīhenī nga Alī ibnu Huxhrini nga Ismā’il ibnu Xha’feri nga Muhamed ibnu Amër ibnu Alkameh nga Ebu Selemeh dhe ky nga Ebu Hurejreh -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- se Profeti ﷺ ka thënë:

«I fryhet Surit dhe vdes çdo gjë që është në qiell dhe në tokë, përveç atyre që Allahu dëshiron.

Më pas, i fryhet surit për së dyti, dhe unë do jem i pari që do ngre kokën. Do shoh Musën duke u mbajtur pas një këmbe prej këmbëve të Arshi. Nuk e di a e ka përjashtuar Allahu -azze ue xhel’le- nga të tjerët apo e do e ngrejë kokën përpara meje. Ai që thotë se unë jam më i mirë se Junus ibnu Mette, ka gënjyer.»

📚 Tefsir el-Bagauij

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: