Loading

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

{4. Dhe ata të cilët i akuzojnë gratë e ndershme, pastaj nuk vinë me katër dëshmitarë, goditini me 80 kamxhikë dhe mos ja pranoni atyre dëshminë asnjëherë, të tillët janë fasikë.

5. Përveç atyre që u penduan pas kësaj dhe u përmirësuan, me të vërtetë Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirues}

💬 Ka thënë hafizi ibnu Kethir -rahimehullah-:

Ky ajet fisnik sqaron dispozitën e goditjes me kamxhik të atij që akuzon gruan e ndershme, ajo është gruaja e lirë, që ka arritur pubertetin dhe e ndershme, nëse i akuzuari është burrë, gjithashtu akuzuesi goditet me kamxhik, nuk ka për këtë mospërputhje në mesin e dijetarëve.

Po nëse akuzuesi vjen me argument për saktësinë e asaj që ai thotë, i anulohet dënimi, për këtë arsye ka thënë i Lartësuari:

{pastaj nuk vinë me katër dëshmitarë, goditini me 80 kamxhikë dhe mos ja pranoni atyre dëshminë asnjëherë, të tillët janë fasikë}

E detyroi akuzuesin që nëse nuk vjen me argument për saktësinë e asaj që ai thotë me tre dispozita:

E para: të goditet 80 kamxhikë
E dyta: që atij të mos i pranohet dëshmia asnjëherë.
E treta: të jetë fasik dhe jo i drejtë, as tek Allahu as tek njerëzit.

Më pas i Lartësuari tha:

{Përveç atyre që u penduan pas kësaj dhe u përmirësuan, me të vërtetë Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirues}

Dijetarët kanë pasur mospërputhje mendimesh në lidhje me këtë përjashtim: a i kthehet vetëm fjalisë së fundit (të tillët janë fasikë) se teubja e largon fiskun dhe nuk i pranohet asnjëherë dëshmia edhe nëse pendohet, apo i kthehet dy fjalive, të dytës dhe të tretës?

Sa i takon goditjes me kamxhik iku dhe kaloi, u pendua apo nuk u pendua dhe nuk ka gjykim pas kësaj, pa pasur mospërputhje mendimesh.

Kanë anuar el-imam Malik, esh-Shafi’ij dhe Ahmedi në mendimin se nëse ai pendohet, pranohet dëshmia e tij dhe i largohet atij gjykimi i fiskut.

E ka theksuar këtë Se’id ibnul Musejjeb -zotëria e tabi’inëve- dhe një grup prej selefëve gjithashtu.

Ka thënë el-imam Ebu Hanifeh -rahimehullah- përjashtimi i kthehet vetëm fjalisë së fundit, që largohet fisku me teubeh dhe nuk i pranohet asnjëherë dëshmia.

Dhe ata që kanë pasur këtë mendim prej selefëve janë: kadiu Shurejh, Ibrahim en-Nekhaij, Se’id ibnu Xhubejr, Mek’hul, Abdur-Rahmān ibnu Zejd ibnu Eslem.

Ka thënë esh-Sha’bij dhe ed-Dahhāk: nuk i pranohet dëshmia edhe nëse pendohet, vetëm nëse e pranon kundër vetes së tij se ai e ka thënë këtë shpifje, atëherë në këtë rast pranohet dëshmia e tij dhe Allahu e di më së miri.

📚 تفسير ابن كثير” (٦ /١٣-١٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Sh.p:

Tre fjalitë janë:

Fjalia e parë: goditini me 80 kamxhikë.
Fjalia e dytë: mos ja pranoni dëshminë asnjëherë.
Fjalia e tretë: të tillët janë fasikë.

Shpërndaje: