Loading

Ka thënë ez-Zerkeshij (v. 794 h) në “el-Burhan fij ulumil Kur’an” (2/29):

Ka thënë imamllarët: nuk i lejohet askujt që ta komentojë Librin e Allahut, vetëm pasi të njohë prej tij ajetet shfuqizuese dhe ato të shfuqizuara, Alij ibnu Talib -radij Allahu anhu- i tha Kāss-it-: a i di ajetet shfuqizuese dhe ato të shfuqizuara? Tha: Allahu e di? Tha: u shkatërrove dhe i shkatërrove të tjerët!

Ka thënë esh-shejkh el-Uthejmin: këtë hadith të cilin e përmendi pyetësi nga Umeri -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- është vërtetuar nga ai në dy sahahihet (El-Bukharij & Muslim) se ajeti zbriti në Librin e Allahut, e lexuan atë sahabët e mësuan dhe e memorizuan atë (ajetin) dhe u praktikua në kohën e Profetit ﷺ dhe në kohën khalifëve pas tij, ai është hak pa asnjë dyshim, mirëpo ky ajet artikulimi i tij është shfuqizuar dhe ka mbetur në fuqi kuptimi i tij.

Njerëzit e dijes kanë përmendur se ajo që është shfuqizuar në Librin e Allahut ndahet në tre kategori:

E para: është shfuqizuar gjykimi i tij dhe ka mbetur artikulimi dhe kjo është ajo ka ndodhur më shumë në Kur’an.

E dyta: është shfuqizuar artikulimi dhe ka mbetur gjykimi.

E treta: është shfuqizuar artikulimi dhe gjykimi i tij.

Shembulli i të parës (kategorisë) është Fjala e Tij:

{إِن یَكُن مِّنكُمۡ عِشۡرُونَ صَـٰبِرُونَ یَغۡلِبُوا۟ مِا۟ئَتَیۡنِۚ وَإِن یَكُن مِّنكُم مِّا۟ئَةࣱ یَغۡلِبُوۤا۟ أَلۡفࣰا مِّنَ ٱلَّذِینَ كَفَرُوا۟ بِأَنَّهُمۡ قَوۡمࣱ لَّا یَفۡقَهُونَ}

{Nëse mes jush gjenden njëzet të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) e, nëse nga ju janë njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin një mijë mohues, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë.}

Pas kësaj tha duke e shfuqizuar atë:

{ٱلۡـَٔـٰنَ خَفَّفَ ٱللَّهُ عَنكُمۡ وَعَلِمَ أَنَّ فِیكُمۡ ضَعۡفࣰاۚ فَإِن یَكُن مِّنكُم مِّا۟ئَةࣱ صَابِرَةࣱ یَغۡلِبُوا۟ مِا۟ئَتَیۡنِۚ وَإِن یَكُن مِّنكُمۡ أَلۡفࣱ یَغۡلِبُوۤا۟ أَلۡفَیۡنِ}

{Tani, Allahu ju ka lehtësuar ju, ngaqë Ai e di se keni dobësi. Kështu, nëse ka prej jush njëqind të qëndrueshëm, ata do të mundin dyqind (mohues) dhe, nëse nga ju janë një mijë (të qëndrueshëm), me vullnetin e Allahut, ata do të mundin dy mijë}

Gjykimi i kësaj është shfuqizuar dhe artikulimi i tij ka mbetur, si përkujtim për ummetin për mirësitë që u ka dhuruar Allahu prej lehtësimit, gjithashtu e ka lënë atë për të marrë shpërblim me leximin e tij.

Ama kategoria e dytë: është shfuqizuar artikulimi i tij dhe ka mbetur gjykimi i tij, siç është ky ajet -ajeti i gurëzimit-, gjykimi i tij do të mbetet deri në Ditën e Gjykimit, ai lexohej dhe ekzistonte, mirëpo u shfuqizua artikulimi (teksti) i tij. Dhe urtësia në shfuqizimin e artikulimit -dhe Allahu e di më së miri- është sqarimi i vlerës së këtij ajeti ndaj popullit jehud, të cilët u munduan ta fshehin atë që gjendej në Librin e tyre dhe ai është ajeti i gurëzimit, kur ata erdhën tek Profeti ﷺ për të kërkuar gjykim fetar lidhur me çështjen e dy jehudëve kur një burrë bëri zina me një grua të tyre, ata sollën Teuratin dhe lexuesi vendosi dorën e tij mbi ajetin e gurëzimit, derisa Abdullah ibnu Selam -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- tha: ngrije dorën.

Shkëputur në mënyrë të përmbledhur nga:”Fetaua Nur aled derb” kaseta nr. (29)

Shembulli i kategorisë së tretë: që është shfuqizimi i leximit dhe gjykimit

Ka thënë ez-Zerkeshij në: “el-Burhan fij Ulumil Kur’an” (2/39):

Ka thënë Aishja -radij Allahu anha-:

Ka zbritur {dhjetë gjidhënie të njohura} u shfuqizua me {pesë gjidhënie të njohura} vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ato ishin prej atyre fjalëve që lexoheshin prej Kur’anit” transmetoi Muslimi (1452).

Është folur rreth fjalës së saj: “dhe ato ishin prej atyre fjalëve që lexoheshin prej Kur’anit”

Ajo që duket është se leximi i tij ka mbetur, mirëpo nuk është kështu, ka prej tyre që janë përgjigjur se qëllimi është: afër vdekjes, ajo që është e saktë është se leximi i tij u shfuqizua gjithashtu dhe nuk i ka mbërritur lajmi të gjithë njerëzve vetëm se pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai vdiq dhe disa njerëz vijonin ta lexonin atë.

Ka thënë Ebu Musa el-Esh’arij -radij Allahu anhu-: “zbriti më pas u shfuqizua”

Ka thënë es-Sujutij (v. 911 h) në “el-Itkan fij Ulumil Kur’an”:

Ka thënë ibnul Hasār lidhur me këtë lloj -kategorinë e dytë-:

Si mund të ndodhë shfuqizimi në diçka që nuk zëvendësohet, Allahu ka thënë:

{۞ مَا نَنسَخۡ مِنۡ ءَایَةٍ أَوۡ نُنسِهَا نَأۡتِ بِخَیۡرࣲ مِّنۡهَاۤ أَوۡ مِثۡلِهَاۤۗ}

{Për çdo ajet që Ne e shfuqizojmë apo që e bëjmë të harrohet, Ne sjellim ndonjë tjetër më të mirë ose të ngjashëm me të}

Dhe ky është lajm ku nuk hyn diçka që e pason?

Përgjigjja është që të themi: gjithçka që është tani në Kur’an dhe nuk është shfuqizuar është zëvendësues i asaj që është shfuqizuar leximi i saj, çdo gjë që Allahu e ka shfuqizuar prej Kur’anit nga ajo që tani nuk e dimë, e ka zëvendësuar me atë që e dimë dhe ka ardhur tek ne teksti dhe kuptimi i tij me lajme të njëpasnjëshme.

📚 “تهذيب وترتيب الإتقان في علوم القرآن” (٩٨/٢) دار الاستقامة، بقلم الشيخ محمد وأحمد بازمول.

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: