Ka përmendur shejkh Muhamed El-Emin Esh-Shinkitij (v. 1393) -rahimehullah- në tefsirin e tij se:
Fjala e Tij -subhanehu ue te’ala- në këtë ajet:
{وذريته}
{Dhe pasardhësit e tij} [el-Kehf: 50]
Është argument se Shejtani ka pasardhës.
Pretendimi se ai nuk ka pasardhës është në kundërshtim të qartë me këtë ajet, ashtu siç e sheh.
Dhe çdo gjë që e kundërshton atë që është e qartë në Kur’an është e kotë, pa asnjë dyshim!
Sa i përket mënyrës sesi vijnë në jetë pasardhësit e tij, a është me anë të martesës apo me diçka tjetër veç saj, për këtë nuk ka argument nga ndonjë tekst i qartë, dhe dijetarët kanë pasur mospërputhje në lidhje me ketë.
Ka thënë Esh-Sha’bij -rahimehullah- një burrë më pyeti: a ka Iblisi grua?
I thashë: ajo është një ceremoni martesore në të cilën nuk kam prezantuar!
Pastaj i përmenda Fjalën e Allahut të Lartësuar:
{أَفَتَتَّخِذُونَهُ وَذُرِّيَّتَهُ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِي}
{A do të merrnit atë dhe pasardhësit e tij për miq në vendin Tim} [el-Kehf: 50]
Dhe unë kam kuptuar se ai nuk ka pasardhës vetëm se me anë të gruas, thashë (esh-Shinkitij): po, dhe ajo që kuptoi Esh-Sha’bij nga ky ajet është se pasardhësit bëjnë të domosdoshme pasjen e gruas, është transmetuar e njëjta gjë nga Katadeh, ndërsa Muxhahidi ka thënë: mënyra e ardhjes në jetë e pasardhësve prej tij është se ai e penetron organin e tij në vetë organin e tij dhe bën pesë vezë dhe tha: që kjo është origjina e pasardhësve të tij.
Disa njerëz të dijes kanë thënë: me të vërtetë Allahu i Lartësuar ka krijuar tek ai në kofshën e djathtë organin gjenital të mashkullit dhe në krahun e majtë organin gjenital të femrës, dhe e bashkon atë me këtë dhe dalin prej tij çdo ditë 10 vezë, dhe nga çdo vezë dalin 70 shejtanë dhe shejtane.
Nuk është e panjohur për ju se këto mendime dhe të ngjashme me to nuk janë të besueshme për shkak të mungesës së mbështetjes së tyre në argumentet prej Kur’anit dhe Sunnetit.
Argumentet kanë treguar se ai ka pasardhës, mirëpo sesi është mënyra e ardhjes në jetë e këtyre pasardhësve nuk ka ardhur diçka e saktë që ta vërtetojë këtë gjë dhe kjo gjë nuk njihet me anë të supozimeve.
أضواء البيان” (٣ /٢٩٢-٢٩٣)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema