Tefsiri i ajetit:
﴾وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنزلَ اللهُ فَأُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ﴿
{Ata që nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu, janë jobesimtarë!} [El Maideh: 44]
Transmeton hafizi Ibnu Kethir -Allahu e mëshiroftë- se Alij ibnu Ebij Talhah ka thënë: Ibnu Abbāsi radijAllahu anhu, në lidhje me Fjalën e Tij, ka thënë:
Kush e mohon atë që ka zbritur Allahu, ka bërë kufër; kush e pohon atë dhe nuk gjykon me të, atëherë ai është zullumqar dhe fasik.
E transmeton Ibnu Xheriri.
Gjithashtu, Abdur-Rezaku thotë: na ka treguar Ma’mari, nga ibnu Tāus-i, dhe ky nga i ati, se ka thënë:
U pyet ibnu Abbās rreth Fjalës së Tij:
﴾وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنزلَ اللهُ فَأُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ﴿
{Ata që nuk gjykojnë me atë që ka zbritur Allahu, janë jobesimtarë!}
Tha: Kjo është një vepër kufri (mosbesimi).
Ibnu Tāus shtoi: Kjo nuk është si ai që mohon Allahun, engjëjt, librat dhe të dërguarit e Tij.
Ka transmetuar eth-Theurij, nga ibnu Xhurejxhi, dhe ai nga ‘Ata’u, të ketë thënë:
Është kufër më i vogël sesa kufri, padrejtësi më e vogël sesa padrejtësia, dhe fisk më i vogël sesa fisku. Transmeton Ibnu Xheriri.
Ka transmetuar Ueki’u, nga Sufjani, nga Sa’id el-Mekij, dhe ky nga Tāus-i, tē ketē thēnē (për ajetin):
﴾وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنزلَ اللهُ فَأُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ﴿
{Ata që nuk gjykojnē me atë që ka zbritur Allahu, janë jobesimtarë}
Tausi: Ky nuk është kufër që e nxjerr dikë nga Islami.
Ka thënë ibnu ebij Hatim: Muhamed ibnu Abdullah ibnu Jezid el-Mukrij na ka thënë: na ka treguar Sufjan ibnu Ujejneh nga Hisham ibnu Huxhejri, Hishami nga Tāus-i, dhe Tāusi nga ibnu Abbasi, në lidhje me Fjalën e Tij:
﴾وَمَنْ لَمْ يَحْكُمْ بِمَا أَنزلَ اللهُ فَأُولَئِكَ هُمُ الْكَافِرُونَ﴿
{Ata që nuk gjykojnē me atë që ka zbritur Allahu, janë jobesimtarë!}
Ibn Abbasi thotë: Ky nuk është prej kufrit që ata mendojnë.
Transmetoi el-Hakim në Mustedrakun e tij, prej hadithit të Sufjan ibnu Ujejneh. Dhe tha (el-Hakim): sahih sipas kushteve të Shhejkhanëve (el-Bukharij & Muslim), por ata nuk e kanë transmetuar atë.
📚 Tefsiri i Ibnu Kethirit, shpjegimi i ajetit (44) të Sures “el-Maideh”.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema