Loading

Thotë shejkh Abdur-Rezak el-Bedër:

Allahu i Lartësuar thotë:

{یَـٰبَنِیۤ ءَادَمَ قَدۡ أَنزَلۡنَا عَلَیۡكُمۡ لِبَاسࣰا یُوَ ٰ⁠رِی سَوۡءَ ٰ⁠ تِكُمۡ وَرِیشࣰاۖ وَلِبَاسُ ٱلتَّقۡوَىٰ ذَ ٰ⁠لِكَ خَیۡرࣱۚ ذَ ٰ⁠لِكَ مِنۡ ءَایَـٰتِ ٱللَّهِ لَعَلَّهُمۡ یَذَّكَّرُونَ}

{O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam veshje që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, veshja e devotshmërisë është më e mirë. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë.} [El-A’raf: 26]

Allahu – i Lartësuar– i përkujton ata për mirësitë që ua ka dhënë dhe ua ka lehtësuar, prej veshjeve të brendshme dhe të jashtme.

Veshja e brendshme është devotshmëria ndaj Allahut. Ajo qëndron me robin dhe nuk konsumohet e as zhduket, përderisa robi e ruan atë. Ajo është bukuri për zemrën dhe shpirtin.

Veshja e jashtme është ajo me të cilën muslimani mbulon pjesët e tij të turpshme, dhe ajo është një zbukurim për të.

Nëse njeriu e humb ose e heq veshjen e jashtme, zbulohen pjesët turpshme të tij. Kjo tregon se zbulimi i pjesëve të turpshme është një nga gjynahet e mëdha, dhe është i neveritshëm për natyrën e pastër të njeriut. Për këtë arsye, janë quajtur pjesë të turpshme, sepse zbulimi i tyre e turpëron njeriun.

Ndërsa sa i përket veshjes së brendshme, që është devotshmëria, atëherë nëse ajo mungon, atëherë zbulohet pjesët e turpshme dhe të brendshme të njeriut, poshtërohet dhe turpërohet, bie në lloj-lloj prishjeje dhe vesesh, dhe zhvishet nga rrobat e turpit, frikës, mbulimit dhe ndershmërisë, e gjëra të tjera si këto.

Për këtë arsye, Allahu thotë:

{وَلِبَاسُ ٱلتَّقۡوَىٰ ذَ ٰ⁠لِكَ خَیۡرࣱۚ}

{Dhe veshja e devotshmërisë, ajo është më e mirë.} [El-A’raf: 26]

Sepse me përmirësimin e saj, përmirësohet edhe pamja e jashtme, dhe me prishjen e saj, prishet edhe pamja jashtme.

📚 أحاديث الأخلاق” (ص ٣٨٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: